Brazil,shkarkohet presidentja
Rousseff Senati aprovon hetimin 

Brazil,shkarkohet presidentja<br />Rousseff Senati aprovon hetimin 
Senati brazilian miratoi me shumicë votash shkarkimin dhe hetimin ndaj presidentes Dilma Rousseff e akuzuar për shpërdorim detyre. Pas dy orësh diskutime u votua me 60 vota pro hetimit ndaj Rousseff dhe 20 kundra .

Në këtë mënyrë Rousseff pas një dekade ia lë detyrën Michel Temer duke u bërë presidenti I 37 i Republikës Braziliane i cili do ta qeverisë vendin deri në vitin 2018 kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Tashmë pritet betimi dhe pjesëmarrja e tij si president në takimin e G20 takim i cili mbahet këtë fundjavë në Japoni.

Partia e punëtorëve në Brazil ka kërkuar që gjykimi politik ndaj presidentes së pezulluar të ndahej në dy votime, e para lidhur me shkarkimin dhe e dyta nëse do të aprovohej shkarkimi të votohej hetimi ndaj saj lidhur me shpërdorimet gjatë qeverisjes 13 vjeçare.

68 vjeçarja Rousseff nëse shpallet e pafajshme atëherë mund t’i rikthehet zgjedhjeve më moshën 76 vjeçare. Presidentja gjithmonë është deklaruar e pafajshme e ka akuzuar kundërshtarët se e gjitha ishte një skenë për të përgatitur një grusht në mënyrë që të merrnin në dorë pushtetin.

Akuzat ndaj saj bazohen në faktin se Rousseff ka kryer disa veprime të paligjshme fiskale me të cilat qeveria e saj ka mbyllur disa pika të caktuara të bilancit shtetëror gjatë viteve 2014-2015.

Presidentja u pezullua në maj të këtij viti por ka asistuar në punët qeveritare së bashku me paraardhësin e saj ish presidentin da Silva e disa ish ministra.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave