Kandidati socialist brazilian për zgjedhjet presidenciale, Eduardo Campos vdiq pas një aksidenti ajror në shtetin federal të San Paolos, njoftoi televizioni brazilian "O Globo". Campos, 49 vjeç, ishte kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet që duhet të zhvillohen në tetor. Aksidenti ndodhi pas rrëzimit të avionit të tij privat gjatë itinerarit Rio de Zhaneiro-Santos. Aeroplani, me pesë pasagjerë dhe dy pilotë u rrëzua në një lagje të banuar në Santos. Veç tij, në aksident humbën jetën të gjithë personat që udhëtonin me Camposin./ATSH/
/Shqiptarja.com









