Brazil,'Hello Kitty' e bandës së drogës qëllohet për vdekje nga policia bashkë me babanë krye-trafikant

Brazil,'Hello Kitty' e bandës së drogës qëllohet për vdekje nga policia bashkë me babanë krye-trafikant

‘Princesha’ e një bande braziliane, e cila ishte shfaqur së fundmi me një automatik në duar është vrarë së fundmi në një shkëmbim zjarri me policinë. Gjatë përplasjes me policinë ka mbetur i vdekur dhe babai i saj krye-trafikant.

Rayane Nazareth Cardozo, 20 vjeçe, u qëllua në kokë më 16 korrik gjatë aksionit të policisë, së bashku me babanë e saj, në Rio de Janeiro.

Policia ishte lajmëruar për të ardhur në vendin e ngjarjes, ku dyshja raportohej se po mbanin peng një familje.

Një përballje me armë pasoi mes anëtarëve të bandës dhe policisë, ndërsa fqinjët mbetën në shtëpitë e tyre të bllokuar mes plumbave.

Rrjedhimisht Cardozo da Silveira u qëllua për vdekje së bashku me babanë e saj dhe dy anëtarë të tjerë të bandës.

I konsideruar si një nga kriminelët më të kërkuar të Rio de Janeiro, Cardozo da Silveira njihej për një seri grabitjesh dhe vrasjesh në kryeqytetin brazilian. E bija edhe pse njihej ndryshe me emrin e dashur ‘Hello Kitty’ ajo konsiderohej si e dyta në organizatën e drejtuar nga babai i saj.  ‘Hello Kitty’ njihej gjithashtu në jetën e natës së Rio dhe reklamonte shpesh stilin e ekzagjeruar të jetesës në rrjetet sociale duke pozuar me armë të ndryshme. Në një prej imazheve ajo duket shtatzënë, por nuk dihet asgjë për fëmijën e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë