Brazili dhe Meksika raportojnë qindra vdekje të tjera nga COVID-19

Brazili dhe Meksika raportojnë qindra vdekje të tjera nga COVID-19

Brazili raportoi 758 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), ndërsa Meksika regjistroi 673 vdekje të reja gjatë 24 orëve të fundit, sipas autoriteteve shëndetësore, transmeton Anadolu Agency.

Në Brazil, vendi i dytë më i goditur në botë pas SHBA-së, numri i të vdekurve arriti në 120.262, ndërsa rastet e konfirmuara tejkaluan shifrën 3,84 milionë, duke përfshirë 41.350 infeksione të reja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit, mbi 3,68 milionë njerëz deri më tani kanë fituar betejën kundër virusit.

Me një popullsi prej mbi 211 milionë banorësh, Brazili shihet si epiqendra e shpërthimit të COVID-19 në rajon.

Ndërsa qeveria është akuzuar se nuk ka bërë sa duhet për të ndaluar përhapjen e virusit, nënpresidenti Hamilton Mourao ka mbrojtur punën që po bëjnë autoritetet dhe në vend të kësaj fajësoi mungesën e disiplinës midis brazilianëve për dështimin e respektimit të masave të distancës shoqërore.

Qendra tregtare financiare e Brazilit, Sao Paolo, me një popullsi prej gati 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend.

Meksika

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës raportoi gjithsej 63.819 vdekje të lidhura me virusin, me 673 vdekjet e tjera gjatë ditës së kaluar.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend u rrit në 591.712, pasi 5.974 njerëz të tjerë rezultuan pozitivë. Deri në 409.127 njerëz janë shëruar nga sëmundja sipas numrave zyrtarë.

Rasti i parë në Meksikë u regjistrua më 28 shkurt, kurse fataliteti i parë më 19 mars.


Lajmi kryesor:

Covid/Në Itali regjistrohen 1365 raste të reja infeksioni dhe 4 viktima! Më shumë se 25 milionë pozitivë dhe mbi 842 mijë vdekje në botë


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë