Brazili kombëtarja e parë që
kualifikohet në Kupën e Botës

Brazili kombëtarja e parë që<br />kualifikohet në Kupën e Botës
Pas triumfit ndaj Paraguajt Brazili është ekipi i parë që kualifikohet në Botërorin “Rusi 2018”, katër javë para përfundimit të eliminatorëve në Amerikën Jugore.
 
Brazili fitoi me rezultatin 3:0 në një lojë që u hap nga Philippe Coutinho në minutën e 34-t.

Në fillim të pjesës së dytë Neymar humbi një penallti por më vonë korrigjoi duke shënuar golin e dytë për Brazilin. Rezultati u mbyll në minutën e 86 me golin e Marcelo.
 
Me humbjen e Argjentinës dhe Urugajt tashmë është e sigurt që Brazili nuk mund të renditet poshtë vendit të katërt ne grupin e Amerikës së Jugut, ku me 33 pikë në 14 ndeshje bileta është prerë zyrtarisht.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve