Mbyllja e rrjetit social X nga Brazili, Lula da Silva sulmon Musk: S'jemi vend me kompleks endacakësh! Të respektojë vendimin e Gjykatës, kush mendon se është?
Presidenti brazilian Lula da Silva dhe pronari i rrjetit X, Elon Musk
Brazili po përjeton një fundjavë të shënuar nga polemika pas mbylljes së rrjetit social X (ish-Tëitter), në të gjithë vendin.
Qytetarët që kanë tentuar të hyjnë në rrjetin social janë gjetur me mesazhin e mëposhtëm:
“Postimet nuk po ngarkohen në këtë moment”.
Vendimi, i marrë në gjykatë, u vendos nga Alexandre de Moraes për "moszbatimin e përsëritur të urdhrave të gjykatës", nga kompania e Elon Musk.
Manjati afrikano-jugor kërcënoi gjithashtu se do të publikojë "një listë të gjatë krimesh" nga gjyqtari këtë të dielë.
Shpjegimi i Alexandre de Moraes ishte se ekziston "një rrezik i afërt që grupet ekstremiste dhe milicitë dixhitale të vazhdojnë dhe zgjerojnë instrumentalizimin e X-Brazil me përhapjen masive të fjalimeve naziste, raciste, fashiste, urrejtjeje dhe antidemokratike".
Historia vjen nga muaj më parë, ku tensioni mes sistemit të drejtësisë braziliane dhe miliarderit është përshkallëzuar me kalimin e kohës.
I fundit që dha këndvështrimin e tij për këtë polemikë ishte Lula da Silva, presidenti i Brazilit. Politikani ka mbrojtur vendimin e gjykatës për mbylljen e X:
“Çdo qytetar nga kudo në botë që ka një investim në Brazil i nënshtrohet Kushtetutës braziliane dhe ligjeve të vendit”.
Presidenti ka akuzuar Elon Musk, duke siguruar se “që një burrë ka shumë para, nuk do të thotë se mund të mos respektojë ligjin".
"Ai është një qytetar amerikan, jo një qytetar i botës. Ai nuk mund të vazhdojë të ofendojë presidentët, kongresmenët, senatorët, Kongresin apo Gjykatën e Lartë. Kush mendon se është? Gjëja tjetër është se ai duhet të respektojë vendimin e Gjykata e Lartë e Brazilit [...] Ky nuk është një vend me një kompleks të pastrehëve (endacakëve)”, shtoi ai.
Konfliktet mes platformës së Musk dhe qeverisë së Brazilit po vazhdojnë prej muajsh dhe nuk po gjendet zgjidhje.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.4%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2282
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës
26 Janar, 16:09
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Ambasadori i Brazilit takon drejtorin e policisë Proda për të intensifikuar bashkëpunimin kundër rrjeteve të trafikut të drogës
23 Janar, 13:51
-
E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump
22 Janar, 16:18
-
‘Mbi 1 trilion $ në inaugurimin e Trump’, ja cilët miliarderë ishin në betimin e republikanit, me pasuri totale sa ajo e 24 milionë njerëzve të zakonshëm
21 Janar, 15:38
-
SHBA/ Vivek Ramaswamy nuk do të jetë pjesë e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë
21 Janar, 12:34
-
'Përshëndetje fashiste?' Gjesti i Elon Musk shkakton polemika, reagon miliarderi: Truke të ndyra! Komenton dhe i besuari: Nuk i pëlqejnë ekstremistët
21 Janar, 10:25
-
VIDEOLAJM/ Musk ngjall polemika me përshëndetjen fashiste në mitingun e inaugurimit të Trump
20 Janar, 22:48
-
Nga Musk te Rubio, Pam Bondi dhe Robert F. Kennedy Jr, ja ekipi i Trump për mandatin e dytë
20 Janar, 09:16
-
Ben Blushi: Çfarë duhet të presim nga Donald Trump
19 Janar, 17:04
-
Drejtoria e Tatimeve përgënjeshtron: Starlink Albania operon normalisht
18 Janar, 13:22
Presidenti Luka, një marksist leninist i devotshem, është Kinder kapitalizmit dhe kapitalit. Pjesemarres i rregullt i kongreseve te PPSH, nxenes i Enver Hoxhes, nuk mund te jape leksione demokracie, por te flase per klasen puntore. Na tregon që ne Brazil ka gjykata. Harroi Lula, se gjykatat e Brazilit e denuan dhe futen në Burg. Harron Lula "se forma e keqe e pretendimit te Drejtesise nga gjykata, eshte vetë gjykata dhe drejtesia e pretenduar". Elon Musk do te lodhet kot te merret me marksiste leninistet si Lula.
Përgjigju