Brazili në misionin për të fituar kampionatin botëror mbështet së pari te sulmuesi Neymar, i cili ndryshe nga ndeshjet e fazës së grupeve, përballë Kilit zhgënjeu shumë duke mos dalë në lojën e tij, madje pësoi edhe një dëmtim që rrezikon pjesëmarrjen në ndeshjen më të rëndësishme të Botërorit deri tani përballë ekipit të Kolumbisë.

Neymar beson që do ia dalë për të qenë në fushë për të udhëhequr ekipin drejt finales së madhe. “Nuk jemi këtu për të bërë shfaqje, por për të fituar Kupën e Botës me cdo kusht, pasi luajmë përballë publikut tonë. Kam folur me trajnerin dhe ndihem mirë, pasi nuk kam dhimbje ditët e fundit, besoj që do të jem në fushë, por fjalën e fundit e kanë mjekët.

Përsa i përket ekipit të Kolumbisë, e vlerësojmë maksimalisht, pasi ka zhvilluar ndeshje mjaft të mirë në fazën e grupeve. Kolumbia ka në brendësi shumë futbollistë me kualitete, mes tyre edhe të riun Rodrigues, i cili është mjaft i rrezikshëm nëse do të gjente hapësira për të goditur. Besoj që edhe me ndihmën e publikut, do të kualifikohemi në gjysmëfinale” shprehet ai.  

Neymar është edhe në listën e sulmuesve në garë për të fituar titullin e golashënuesit më të mirë, pasi ka realizuar 4 gola deri tani, ndaj Kolumbisë do të ketë edhe një garë mes sulmuesve, pasi edhe James Rodrigues është në garë për çmimin. Kolumbiani është futur në listën e shumë ekipeve në Europë, por gjasat janë që sulmuesi të përfundojë te Reali, falë shkëmbimit me Di Marian, apo edhe paratë cash Presidenti Perez s’do t’i kursente për një djalosh 22 vjeçar që po mahnit.



d.b/shqiptarja.com