Brazil-Kili dhe Holandë-Meksikë janë dy ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Kampionatit Botëror. Brazilianët u renditën të parët në Grupin A, pas fitores 4-1 të arritur ndaj afrikanëve të Kamerunit, ndërsa Meksika u renditë e dyta pas një suksesi mëse të merituar ndaj kroatëve me rezultatin 3-1.
Dy ekipet e para të këtij grupi grumbulluan përkatësisht nga 7 pikë, por golavarazhi më i mirë i Brazilin i bëri ata të shmangnin Holandën në fazën pasardhëse. Të besuarit e Luiz Felipe Scolari-t zhvilluan një ndeshje shumë të mirë ndaj Kamerunit, duke shënuar plotë 4 herë, ku dy nga golat mbajnë firmën e Neymar (17') (35') ndërsa dy të tjerët mbajnë firmën e Fred (49') dhe Fernandinjos(84') , ndërsa për Kamerunin shënoi Matip(26').
Nga ndeshja Brazil - Kamerun
Një ndeshje me një interes të madh ishte ajo ndaj Meksikës dhe Kroacisë, pasi në të vendosej ekipi i dytë i kualifikuar nga ky grup.
Një futboll i bukur dhe i shpejtë u zhvillua në pjesën e parë nga të dyja ekipet, por pavarësisht se rastet për shënim nuk munguan rezultati mbeti i bardhë gjtaë pjesës së parë.
Nga ndeshja Meksikë - Kroaci
E kundërta ndodhi gjatë 45 minutave të dyta, pasi do të shënoheshin plot 4 gola, 3 nga të cilët nga ekipi i Meksikës dhe mbajnë firmën e Marquez(72'), Guardado(75') dhe Hernandez(82'), për Kroacinë shkurtoi diferencën në minutën e (87') Perisic.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO