Braziliani Rivaldo i rikthehet
futbollit në moshën 43-vjeçare

Braziliani Rivaldo i rikthehet<br />futbollit në moshën 43-vjeçare
Futbollisti brazilian, Rivaldo (Rivaldo Vitor Borba Ferreira), pas lamtumirës ndaj fushave të gjelbërta i rikthehet futbollit në moshën 43 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Rivaldo, pavarësisht se i dha lamtumirën futbollit në vitin 2014 ai është shfaqur sërish në fushë në krye të ekipit Mogi Mirim në ligën e 2-të (Seria B) të futbollit në Brazil.

Futbollisti brazilian, 43 vjeçari Rivaldo në ndeshjen mes ekipeve Mogi Mirim-Nautico luajti 68 minuta në fushë.

Gjithashtu ka tërhequr vëmendjen se ekipi Mogi Mirim deri në momentin që Rivaldo ishte në lojë ka qenë me rezultatin në humbje 1-0, por pas daljes së futbollistit Rivaldo ekipi ka shënuar 2 gola duke arritur në fitore.

Pas ndeshjes në lidhje me rikthimin në futboll Rivaldo ka pohuar se: "Pas një viti e 3 muaj rifillova stërvitjet. Edhe pse kanë kaluar vetëm 20 ditë nga fillimi i stërvitjes dola në ndeshje. Kështu doja ti bëhesha shembull i futbollistëve të rinj".

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion