Ylli brazilian Ronaldinho ka humbur nervat për një moment në ndeshjen e radhës me fanelën e Flamengos për të bërë ndërhyrje të rëndë ndaj një lojtari kundërshtar.

Në një duel mes 2 lojtarëve Dinho disi i penguar lirohet për të humbur topin, dhe më pas reagoi me një ndërhyrje të ashpër e cila i kushtoi me përjashtim nga kjo ndeshje.

Dinho në përballjen me Fluminensen në minutat e parë të ndeshjes kishte shënuar një penallti në fitoren me shifrat 2 me 0 të Flamengos në këtë takim.