David Luiz dhe Thiago Silva kualfikojnë Brazilin për në gjysmë finalet e botërorit të Amerikës Latine. Ndeshja në "Fortaleza" të Bello Horizontes përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Selesas duke prerë në mes ëndrrën e Kolumbisë. Derbi latin dhuroi mjaft emocione dhe një ritëm mjaft të lartë. Goli i parë u shënua në minutën e 7', kur Thiago Silva gjatë zhvillimit të një goditje këndi fluturoi mbi të gjithë dhe gjunjëzoi portierin kolumbian. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.
Pjesa e dytë ishte dhe më e shpejtë, me një Kolumbi edhe më agresive, por David Luiz dyfishoi rezultatin. Mbrojtësi i ri i PSG-së mori përsipër realizimin e një goditje dënimi të cilën përmes një silure e shndërroi në golë dhe Fortaleza në festë. Ky gol nuk do demoralizonte "El Caffeteros", të cilët u bënë edhe më agresivë duke fituar edhe 11-metërsh që i përhershmi Rodriguez e ktheu në gol, duke ngushtuar rezultatin. Pjesa e mbetur e takimit do të ishte një shumatore nervash dhe muskujsh, por jo golash. Vërshëllima e fundit e gjyqtarit ishte piknisja e festës braziliane. Skuadra e Felipe Scolarit tashmë do të përballet me skuadrën e strategut Joachim Low për një vend në finalen e "Maracanas".
Brazil: Julio Cesar, Maicon, Thiago Silva, Luiz, Marcelo, Fernandinho, Paulinho (Hernanes 86), Oscar, Neymar (Henrique 88), Hulk (Ramires 83), Fred.
Zëvendësime: Jefferson, Dani Alves, Dante, Maxwell, Willian, Bernard, Jo, Victor.
Kartona: Thiago Silva, Julio Cesar.
Golat: Thiago Silva 7, David Luiz 69.
Kolombia: Ospina, Zuniga, Zapata, Yepes, Armero, Guarin, Sanchez Moreno, Cuadrado (Quintero 80), Rodriguez, Ibarbo (Ramos 46), Gutierrez (Bacca 70).
Zëvendësime Vargas, Arias, Carbonero, Aguilar, Mejia, Balanta, Martinez, Valdes, Mondragon.
Kartona: Rodriguez, Yepes.
Gjyqtar: Carlos Velasco Carballo (Spanjë)
/ATSH/
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com