TIRANE -  Komisioni Hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit ka thirrur sot për të dëshmuar edhe ish- Zv.Drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin. Breçani deklaroi se është shkarkuar për shkak të origjinës së tij nga veriu dhe hakmarrjes së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri : "Kam 21 vjet karrierë; kam luftuar me bandat e kriminelëve; kam disa çertifikata mirënjohjeje dhe dekoratë,"- tha ai. - "Me deputetët e opozitës jam konfliktuar vetëm kur kanë shkelur ligjin, por asnjëherë nuk i kam fyer ata."  

Përsa i përket mesazhit në Fb, publikuar në profilin e tij në verën e 2013-ës, Breçani tha se nuk ishte postuar prej tij, por prej djalit 10-vjeçar dhe kjo çështje ishte sqaruar. Në atë mesazh, drejtuar ish-Kryeministrit Berisha, Breçani shprehej për Ramën: "Do ngrihemi, që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët!"

Sot, gjatë dëshmive, kreu i Komisionit, Arben Ristani, i ka tërhequr vëmendjen deputetit socialist Balla të mos përdorë terma fyes ndaj punonjësve të policisë, të tillë si Tarzan. Pas dëshmisë së Breçanit, Komisioni vendosi të mbyllë punën për sot dhe për të vazhduar të premten,   

Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për lëvizjet në polici ka nisur me dëshminë e sh-Shefit të Antikrimit Ekonomik Arjan Hoxha, e cila u ndërpre ditën e djeshme. Hoxhaj tha se shkarkimi i tij dhe 7 kolegëve të tjera erdhi pas realizmit të një operacioni. “11 milionë euro asete i sekuestruam me skuadrën e krimit ekonomik”, tha Hoxhaj.

I pyetur nga deputeti Lutaj lidhur me arrestimin e gabuar të babait të ministrit Tahiri dhe përfundimin e operacionit, Hoxhaj tha se “ju më hoqët nga detyra, s’di çbëhet me këtë çështje”. Ndërsa deputeti Noka e ka pyetur lidhur me shkarkimin, nëse ka patur masa disiplinore ndaj tij, apo diplome false.

“S’kam patur asnjëherë masë disiplinore, por veç vlerësime, shpërblime. Nga Ardian Çipa kam marrë vlerësimin shkëlqyer. Shkarkimi im dhe i strukturës sime është hakmarrje personale dhe politike. Sot kam marrë vërtetimin tek akademia, jua vë në dispozicion, kërkoj nga deputetët të kërkojnë ndjesë”, tha Hoxha. Por, Balla e kundështoi: "Nuk kemi kërkuar këtë listë notash, por të vitit 1999, e cila është falsifikuar. Ne kemi depozituar provën për falsifikim dhe tashmë ju duhet një avokat."

ORA 17:05 ERZEN BREÇANI PERBALLE DEPUTETEVE
Komisioni i ka kërkuar ish-Zv.Drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçanit, të deklarojë se kur është larguar nga puna, me çfarë motivacioni dhe çfarë arsimi ka kryer. Breçani sqaroi se ka përfunduar Institutin e Fiskulturës dhe ka kryer, me korrespodencë, Akademinë e Policisë.

Balla: Më rezulton se për gradën Kryekomisar, sipas ligjit, duhet të kishit tre vjet vjetërsi shërbimi nga grada paraardhëse, N/Komisar, ndërkohë që ju kishit vetëm një vit e gjysëm. Pra, kjo më rezulton në kundërshtim me ligjin. Cila është arsyeja e këtij gradimi? Keni pasur ndonjë meritë të veçantë?
Ristani: Ju sqaroj se objekt i Komisionit nuk është grada juaj, por motivacioni i heqjes nga puna. Ndaj, nëse nuk doni të përgjigjeni, mos u përgjigjni.
Breçani: Unë kam marrë një gradë ekuivalente me atë që kisha më parë, nisur nga vitet e punës që kam. Sipas të dhënave, unë jam ulur në gradë, nuk jam ngritur.
Balla: Ne do ta verifikojmë dokumentacionin. Ju keni qënë në hetim brenda Policisë së Shtetit për ushtrim dhune ndaj një operatori të tv “Top Channel” dhe administrator i këtij televizioni është abnkuar për këtë. A jeni vënë në hetim nga organet e Policisë së Shtetit?
Ristani: Ju sqaroj edhe njëhërë se kjo pyetje është jashtë objektit të hetimit.
Noka: Nuk ka përse t’i drejtoheni dëshmitarit, por deputetëve, që duhet të respektojnë axhendën dhe afatet.
Breçani: Kam një shkresë të cilën po jua lexoj.
Balla: E keni dhunuar apo jo dhe a jeni vënë nën hetim nga Policia e shtetit? Po apo jo?
Ristani: Mos bëni pyetje abuzive! Ndërpriteni këtu!
Balla: Z.Breçani, a mendoni se largimi juaj nga detyra është bërë mbi bazën e një urdhër-pezallimi për shkak se në median e shkruar është publikuar një lajm në 2 korrik 2013, sipas të cilit ju keni publikuar këtë mesah drejtuar Kryeministrit të atëhershëm Berisha: “Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve, Doktorr Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish derisa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramën. Ta largojmë këtë Enver të dytë që dikur studenta të ’91 shembëm diktaturën enveriste. Do gjejmë forcë dhe optimizëm. Do ngrihemi të tërë se bashku me rininë, që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët!” Dhe mbi bazën e kësaj ka nisur procedimi administrative. Mendoni që ka ndonjë lidhje këtu?
Breçani: Nuk besoj se ishte këtu motivacioni i shkarkimit, porn ë karrierën time profesionale 20-vjeçare, Drejtori i Përgjithshëm që është sot dhe të tjerë i dinë kontributet e mia për Policinë e Shtetit. Për arsye etike nuk mund ‘ti them, pork e këtu një njeri që i janë grisur rrobat nga plumbat e kriminelëve, duke luftuar me bandat…Nuk mund të më përmendësh mua Facebook, kur i ke të tëra mjetet që ta verifikosh atë facebook. Ai mesazh është bërë nga fëmija im 10 vjeç Jehon Breçani, në një kohë kur unë isha në detyrë. Pra, në karrierën time nuk kam asnjë masë disiplinore, madje as mirë, por vetëm “Shumë mirë” dhe “Shkëlqyeshëm”. Këto janë vlerësimet e punës për ju që më keni hequr sit ë paaftë, se nuk keni pasur dëshirë të punoni me mua.
Noka: A keni trajnime, vlerësime, çertifikata etj.për punën tuaj?
Breçani: Po, kam shumë trainime dhe dëshmi nga kualifikimet në vende të ndryshme të botës përfshirë edhe dekoratë nga Presidenti i Republikës. Konfliktet i kam pasur për shkak të origjinës sime dhe punës dhe këta i kthyen në konflikte personale dhe hakmarrje. Debatet nuk kanë qënë mirë të përgjithësoheshin nga ana politike. Dhe për mendimin tim në Policinë e Shtetit duhet të ketë dhe nga veriu dhe nga jugu, edhe të majtë edhe të djathtë.  Largimi im ka ardhur për hakmarrje.
Ndreu: Z.Ristani, ju po përdorni dy standarte në pyetjen e dëshmitarëve, ndërkohë që ne duhet të pyesim dëshmitarët që njerëzit të dinë me kë kanë të bëjnë dhe ju nuk duhet t’i kufizoni pyetjet tona dhe të lejoni ato të deputetëve të opozitës.
Ndreu: Z.Breçani, sa herë jeni konfliktuar me deputetët e opozitës?
Breçani: Jam konfliktuar sa herë deputetët e opozitës kanë shkelur ligjin.  Në një rast, për shembull: me çfarë të drejte deputeti ofendon uniformën e policisë dhe e kap për rrobash etj.etj. apo si në rastin e shkollës “Bajram Curri” me rastin e zgjedhjeve kur deputetët e opozitës më akuzuan mua për vjedhje votash ndërkohë që për atë deputet më thanë “Lëre atë se ka pirë raki!” Nga goja ime nuk ka dalë asnjë fjalë fyese për deputetët! Lidhur me aftësitë, në konkurimin që u bë në vitin 2009 ndërmjet 250 komisarëve, unë kam dalë i dyti. Nuk kam marrë asnjë detyrë jashtë ligjit. Arsyeja e largimit nga detyra është se ke punuar shumë mirë dhe ka nevojë për ty Peshkopia. Kur shkova atje gjeta një staf të mrekullueshëm dhe të përkushtuar ndaj punës. Pas një muaji e gjysëm rezultatesh shumë të mira, mendoj se vetëm konfliktet me Tahirajn kanë ndikuar që unë të jem sot pa punë.
Balla: A keni një biznes privat? Si psh.”Breçani Security?”
Breçani: Ju mund ta verifikoni vetë tani, unë nuk kam asnjë lidhje me të, por janë vëllezërit e mi, njerëz me arsim të lartë e të ndershëm, që punojnë e kanë hallet e tyre.  
Balla: Z.Breçani, mos ia lini më celularin djalit!
Ristani: Kjo nuk ishte pyetje!
Breçani: Këtë celular unë e mbaja në shtëpi kur punoja dhe atë e merrnin në përdorim familja, fëmija…Më mori në qafë Facebook, thoni ju?!
 
ORA 17:00 DEGJOHET EDMOND LIÇAJ
Kryetari i Komisionit të Hetimit Arben Ristani i hoqi vërejtje deputetit Taulant Balla: Mos i fyeni punonjësit e policisë; nuk duhet të kishir përdorur shprehjen "Tarzan"!

KOMISIONI HETIMOR PER LEVIZJET NE POLICINE E SHTETIT
Në seancën e 7 shkurtit 2014, pas më shumë se 10 orë diskutime, Kuvendi i Shqipërisë arriti konsensusin për ngritjen e komisionit Hetimor për emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit.

Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni është bërë nga opozita, duke e quajtur “një hetim të rëndësishëm për Policinë e Shtetit”.
 
Ndërkaq, edhe ministri i Brendshëm ka pranuar ngritjen e këtij komisioni.
 
Komisioni hetimor përbëhet nga 15 deputetë. Veprimtaria e këtij Komisioni Hetimor do të zgjasë dy muaj, dhe gjatë punës së tij do të hetojë emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit nga muaji Shtator 2013-Janar 2014.

"A1 Report” zbardh emrat e personave që do të dëshmojnë sot në Komisionin Hetimor për lëvizjet në polici.

Redaksia online
(ar.sh/es/Shqiptarja.com)