TIRANË - Kryeministri Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me Gjeneralin e Forcave Ajrore Amerikane Philip M. Breedlove, i cili është njëkohësisht Komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Europë (SHAPE) dhe Komandant i Komandës Europiane të SHBA-ve (EUCOM).
Gjatë takimit Gjenerali Breedlove ka falënderuar Kryeministrin për kontributin që Shqipëria jep në NATO, si një partnere e denjë, e saj, kudo që Aleanca ka nevojë.
Më tej Gjenerali Philip M. Breedlove shprehu përgëzimet e tij për paraqitjen shumë të mirë të Forcave të Armatosura Shqiptare, në të gjitha misionet e NATO-s, ku ato kanë qenë të angazhuara, duke shprehur besimin se Shqipëria, tashmë me statusin e vendit kandidat, do të zhvillojë edhe më tej performancën në këtë partneritet frytdhënës, në ruajtje të lirisë dhe paqes në botë.
Ndërsa Kryeministri Rama theksoi mbështetjen e Qeverisë shqiptare për të vijuar edhe në të ardhmen pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në misionet e Aleancës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Bushati-Breedlove: Mbështesim përafrimin e Kosovës me Aleancën