Bregu-Bashës: S'mund të kërkosh
qeveri teknike,PS-LSI me mbi 84 vota

Bregu-Bashës: S'mund të kërkosh<br />qeveri teknike,PS-LSI me mbi 84 vota
Majlinda Bregu shprehet kundër kërkesës së kryetarit të PD, Lulzim Basha për krijimin e një qeverie teknike.
 
Në një status në Facebook, Bregu shkruan se nuk mund t'i kërkohet qeveri teknike një mazhorance që mbi 84 vota në parlament.
 
Sipas saj, çiftin e palumtur Rama-Meta e mban bashkë dashuria për pushtetin, e cila sipas saj, është më e fortë se urrejtja që kanë për njëri-tjetrin.
 
"Po si mund te arrijme tek qeveria teknike kur qeveria joteknike ka mbi 3/5-at e parlamentit që janë paja e çiftit të palumtur??? Kush beson se partnerët e cciftit të palumtur e duan këtë?! Se këta të dy çfarë premtojnë natën e prishin ditën. E kanë ndarë mendjen të ndahen këta çifti i palumtur, apo do t'i ndajmë ne në opozite? Pastaj, e pse të ndahen ata kur dashuria e tyre për pushtetin është dukshëm më e fortë se sa urrejtja për njëri-tjetrin?!", shkruan Bregu.
 
Në vend të kërkesave për qeveri teknike, Bregu thekson se është e udhës ndryshimi i Kodit Zgjedhor për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
Postimi i Bregut në Facebook:
Shumë dakord që të ketë qeveri teknike deri në zgjedhje!
Kush nuk do ta donte po te ishte ne opozite dhe përballë t'kishte alternativen e manipulimit te sigurt te zgjedhjeve te ardhshme me financime Hashashi, tenderësh, korrupsioni dhe jo vetëm! Dhe fatkeqësisht ia dalin me ketë se njerëzve ju ka shkuar ku s' mban me!
Po si mund të arrijmë tek qeveria teknike kur qeveria joteknike ka mbi 3/5-at e parlamentit që janë paja e çiftit të palumtur???
Kush beson se partnerët e çiftit të palumtur e duan këtë?!
Se këta të dy çfarë premtojnë natën e prishin ditën.
E kanë ndarë mendjen të ndahen këta çifti i palumtur, apo do t'i ndajmë ne në opozite?
Pastaj, e pse të ndahen ata kur dashuria e tyre për pushtetin është dukshëm më e fortë se sa urrejtja për njëri-tjetrin?!
Apo do bindim partnerin tonë konsensual që të bindë partnerin e tij konfliktual dhe të vinë drejt nesh të ndare, për t'u ribashkuar në një qeveri ku do kenë më pak për të shpërndarë për oborrtarët e tyre?!
Po ja nuk i bindem që të ndahen, këta që na janë bërë si Yin e Yang, pastaj si do i'a bëjmë?!
Apo do t'i kërkojmë popullit që të dalë e t'u thotë ndahuni ju të dy Politikisht, Rilindni edhe njëherë teknikisht, se kështu mund të kontrollojmë edhe konsensualin edhe konfliktualin!
E kam një dyshim të fortë se mos sa më shumë përpiqemi t'i ndajmë ne këta, aq më shumë i bindim se bashkë janë më mirë!!!
Halli i tyre kjo marrëdhënie, jo i demokratëve.
Por kryepyetja që kam është:
Çfarë do të ndodhë me reformën zgjedhore?! Asnjëra nga dy partitë qeverisëse nuk ka çuar ende asnjë propozim në Komisionin e Reformës Zgjedhore megjithëse i yni ka tre muaj që është depozituar.
Atëherë?
Nuk bëhet Reforma Zgjedhore?
Domethënë mund të shkojmë në zgjedhje me Marrëveshje Partiake pa Reformë Zgjedhore???
Pse nuk thonë ç'do bëjë me Reformën Zgjedhore as Konfliktuali dhe as Konsensuali?!
Kam frikë se ajo që duam ne me plot të drejtë, një Reformë Zgjedhore për të garantuar Zgjedhje të Lira e të Ndershme, dhe sigurisht edhe si garanci për çeljen e Negociatave po bëhet viktimë e radhës e pazarit të ri të Çiftit Të Palumtur
!", shkruan ish-ministrja e Integrimit në qeverinë e PD, Majlinda Bregu. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois