Bregu: E prisja hakmarrjen e 
Bashës, është "njeri i vogël"

Ish-deputetja e PD dhe një nga kritiket e kryedemokratit Lulzim Basha, Majlinda Bregu gjatë një interviste për emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" në Report Tv, komenton humbjen e PD në zgjedhjet e 25 qershorit dhe situatën ku ndodhet aktualisht. 

Bregu foli për zhvillimet më të fundit në PD dhe çfarë do të bëjnë kundërshtarët e Bashës, pas paralajmërimit të këtij të fundit se fraksionet nuk do legalizohen. Sipas saj, mendimi ndryshe në PD duhet institucionalizuar, duke i përcjellë kështu një mesazh kryedemokratit se duhet të hapë partinë edhe për kundërshtarët. 

Duke folur për lënien e saj jashtë listave të deputetëve, Bregu thotë se e priste këtë hakmarrje të Bashës. Sipas saj, lidershipi demokrat është hakmarrës, ndërsa e etiketon atë si "njeri i vogël". 

Hera e parë që flasim pas zgjedhjeve të qershorit dhe parashikimi juaj që mënyra sesi po performonte Basha doli dhe sipas parashikimit tuaj PD do të humbiste, sipas jush cili është shkaku që PD humbi?
E para nuk jam e lumtur që më doli fjala. Është një nga ato rastet që nuk ka ndjesi gëzimi që mbase intuita të bën të jesh i qartë, ajo që ndodhi me PD gjatë zgjedhjeve ishte humbje e paralajmëruar prej vitesh. Mënyra sesi PD iu afrua ciklit zgjedhor për këdo që ka eksperiencë politike por edhe ata që kanë një nuhatje politike, shkarja drejt një humbje të thellë ishte e qartë duke nisur edhe nga zgjedhjet lokale të 2013. Pavarsisht prej 2013 me urdhër të lidershipit të PD pati një shkëputje mes deputetëve dhe strukturave. Kur nisi procesi i zgjedhjes së degëve na u kërkua të mos kishim asnjë lidhje dhe asnjë influencim, ishin koordinatorët të caktuar nga Basha ata që do drejtonin. Ishte momenti i parë kur grupi politik parlamentar i PD u pushkatua politikisht pasi nuk do të kishin asnjë lidhje dhe kontroll me degët e PD. Më pas nisi një lloj amullie mendoj që u krijua një shkëputje sepse nuk njihnim më kryetarët në degë, kjo krijoi një shkëputje, më pas gjendja u rëndua me zgjedhjet e 2015 ku pak vetë e dinë që kishte një strategji të shmangies së deputetëve dhe ish-ministrave që nuk duhet të shfaqeshin me kandidatin Halim Kosova. Ka patur debate brenda nesh pasi na kërkohej të mos dilnim të shoqëronim kandidatin pasi do të mund të kishte kosto elektorale.

Ndoshta kanë patur të drejtë sepse ministrat 8 vite në zyrë kishin krijuar një imazh negativ dhe mund të ndikonin për keq?
Unë mundn të bëj avokatin e shumë miqve por jo të gjithë atyre që japin urdhra të gabuara. Nuk mendoje se PD është një forcë ilegale, humbi në zgjedhjet e 2013, kryetari mori përsipër kosto dhe u largua. E për më tepër nuk u largua pas një qeverisje katastrofike. Por mendoj se një forcë që doli në opozitë nuk e ka luksin për të laruar kuajt e betejës në momentin që ka hyrë në fushatë, mund të ketë bërë më shumë dëm një drejtues sesa një ministër gjatë qeverishjë së PD. Kam gjetur një lëzije politikë pa vend.U bë e pamundur lidhja mes drejtuesve dhe elektorain, shumë persona kanë menduar se në zgjedhjet te e 2015 ne nuk kemi bërë fushatë, por po të pyesësh Halim Kosovën ai e di që nuk është kështu dhe kjo gjë krijoi një lloj hendeku. Në këta 4 vite opozitë ky problem u bë edhe më i madh, struktura ishin më inekzistente nuk kishte një model me ndarjen e re territoriale. Nuk kishte një qasje që strukturat të kishin një formnë. Ne hymë në një proces të mohimit të realitetit dhe faji gjithmonë shihej tek kundërshtari jo tek vetja. Ne nuk kemi humbur asnjë palë zgjedhje sipas drejtuesit të PD, dhe mbërritëm në këtë rezultat të 25 qershorit.

Sa ndikoi lista në këto zgjedhje?
Të gjithë e dinë si janë përgatitur listat e PD, por lista nuk ishte element i papritur pasi forumet e PD nuk ekzistonin.

E prisnit që nuk do të ishit në listë?
Isha e qartë e prisja, prisja duke njohur Bashën prisja hakmarrjen e njeriut të vogël.Nuk e mendon forcën politikën si një lopë që duhet ta mjelë por e mendon se është kalorsi  i një karroje të madhe që duhet ta cojë përpara.

Cila ishte problemi më i  madh i listës sipas jush?
Shumë gjëra më kanë habitur  në atë listë, e para kam gjetur emra njerëzish që në mëngjes e kanë gjetur veten deputetët të propozuar nga kryetari, jam habitur ishin retorika  boshe e republikës së re. Jam habitur kur nuk kam parë emra sidomos emri i Jozefina Topallit, kam folur atë natë me zonjën Topalli. Dhe ishte e turpshme dhe nuk tha ky është vendimi im dhe të paktën të shihte në sy.
Nuk i tha as Ridvan Bode Faleminderit, në PD ndodhi thyerja e respektit.

PD ngriti Cadrën dhe u bë takimi i 17 majit dhe brenda një kohë të shkurtër do bëhesh lista, ndoshta nuk ka patur kohën fizike për ta bërë?
Nuk justifikohet. Nuk e  detyroi njeri të mos merrte masat, PD ishte në një proces të gjatë për 3 muaj në cadër. Shumë prej nesh nuk i dolën kundër aksionit politik por qëndrime të hapura kundër  bojkoti për zgjedhjet ishin të hapura e të shprehura. Ishte papjekuri politike  pasi morëm përsipër  mërinë e ndërkombëtarëve,partive popullore, morëm mbi vete dëmin që u shkaktua brenda vendit, humbëm kohën për zgjedhjet  dhe mbërritëm në një veprim që duhej të merrej pasi PD do të hynte në zgjedhje,por me një kosto të jashtëzakonshme. Refuzuam paketën MCAllistër  e cila do të ishte paketa që do ta nxirrte me më shumë nder PD nga cadra.

Ofronte më pak se McAllsiter plus?
Nuk kishte një të tillë. Ishin sajesa  që synonin  ta nxirrnin Bashën sikur do fitonte më shumë ,nuk është e vërtetë. Emëroi 7 ministra që përgatitën një raport të diktuar nga Basha. Emëroi 7 ministra që do të siguronin  nuk do të abuzohej  me votën, sot kemi të njëjtin diskutim se votat janë manipuluar.

Cfarë mund të bënte tjetër kur të gjithë thoshin e zgjedhjet janë formalitet?
Sepse për zgjedhjet nuk bëhesh  gati në ditën kur nuk ke nga tia mbash, dhe bëhet një marrëveshje personale ku vendos për fatin e forcës politike.  Shpëton fatin tënd politik në kurriz të forcës politike. Kam dëgjuar debate nga deputetët njerëz që thoshin që nuk futemi në zgjedhje pa garantuar fitoren.PD nuk është parti e nivelit të fundit që të bëj për hedh teza se pi nuk fituam nuk marrim pjesë në zgjedhje. Sot PD fatkeqësisht ka një grup parlamentar me njerëz rastësor, janë aty njerëz kanë bërë investime financiare, njerëz që kanë përballuar shpenzimet elektorale apo mënyra të tjera unë sot nuk e vërtetoj. Do të ishte mirë të kishte një kontroll. Nuk është rastësor grup politik në PD. Sot PD nuk bën luftë i është larguar betejave pret që të bjerë partia më e madhe.

Një javë më parë ishte Edi Paloka dhe u shpreh se listën e mori vesh nga Televizioni, por ai tha ata që sulmojnë Bashën nisen nga arsye personale?
Paloka e mendon kështu unë jo. Unë nuk kam asgjë personale kam ,më shumë se 2 vite që përsëris të njëjtin referen. Nuk fola pas datës kur u shpallën listat , kam bërë betejë me veten. Nuk e kam me Lulzim Bashën si personazh, e përsëris, nuk e di nëse PD do të fitonte nëse kryetar do të ishte dikush tjetër por PD do të ishte një parti më e fortë, me struktura, një parti  që e pranonte realitetin do të mbyllte problematikat të cilat e dobësuan. Kam folur për një qasje që e ktheu PD në një reagim autik që fliste me veten, ishte një proces aq i rëndë po aq të poshtra ishin edhe sulmet. Ajo që keni dëgjuar nga Basha në mbledhjen e fundit para disa ditësh që kush flet për problemet e PD bën axhendën e Ramës është një nga gjërat që ka përsëritur rëndom sa herë debatonim në mbledhje për të kuptuar nëse kishim ndonjë përgjegjësi apo problemi vinte nga jashtë

Cfarë propozimi bërët ju dhe nuk u mor parasysh?
Ishte mendimi për të mbledhur këshillin kombëtar, pas zgjedhjeve të Dibrës, të uleshim të bënim një mbledhje të kuptonim rezultatin. Asnjëherë nuk u ulëm për të marrë një vendim, kemi ecur symbyllazi më fort pas zgjedheve të 2015.

Ju e shihni partinë si institucion, por pjesa më produktive e politikës është ajo që bëhet jashtë kameras, si ishin raportet tuaj njerëzore me Bashën?
Nuk ka patur investim njerëzor me Bashën gjatë këtyre viteve. Investim për të patur solidaritet me njëri-tjetrin, nuk ka patur, por ka patur investim tek përcarja, intriga, tek thashetheme.

Nuk ka patur komunikim?
Kanë munguar të gjithë elementët që e mbajnë bashkë një grup, nuk ka patur kohezion. Ka patur raste kur deputetët bënin statuse të kundërta me njëri-tjetrin, statuse kundër njëri tjetrit që publikisht duhet të shmangen, të paktën publikisht .
 
Pak më parë ju prekët mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar apo të kryesisë të Partisë Demokratike, ishte një surprizë për ju, njerëz që në atë periudhë kishin qenë mbështetës të zjarrtë të Bashës, befas shpërthyen, më tej ky është një reaksion zinxhirë që do vazhdojë?

Nuk u surprizova këtë radhë, sepse e kalova këtë paratest si të thuash në mbledhjen e fundit ku kam qenë pjesë, e cila ishte para zgjedhjeve të 22 korrikut. Dhe kishte filluar artikulimi i zërave të ndryshëm brenda kryesisë së Partisë Demokratike apo Këshillit Kombëtar, të cilët është e drejta e tyre se kur flasin, askush nuk vendos më shumë dot se sa për veten, menduan që është momenti për të reaguar. Sigurisht jam munduar të jem më e heshtur këto kohë kur flasin të gjithë për gjëra që i ke thënë më kohë është më mirë të heshtësh ti se nuk kisha çfarë të thosha më.

Analizën e zotit Berisha për humbjen e zgjedhjeve si e shikoni, ju duket e plotë apo e njëanshme?
Kush e njeh Sali Berishën, besoj se gjithë këto kohë i ka bërë pyetje, duhet të kenë pyetur edhe ti siç më kanë pyetur edhe mua. Mirë ky, por zoti Berisha çfarë po bënë. Duke menduar se lideri historik i PD, forca politike të cilën ai e krijoi, me të gjitha ditët e mira dhe të këqija, prapë mbetet një aset kombëtar. Besoj që ishte momenti që Sali Berisha duhet të fliste. Besoj që për aq sa e njoh unë pak ka thënë atë ditë në mbledhje mbas votimit të Gramoz Ruçit edhe nga deputetë të Partisë Demokratike. Pra pak ka thënë më pak se çfarë ka ndjerë, besoj se ka pasur shumë më të rëndë ndjesinë sesa ka arritur ta shpreh edhe atë ditë në mbledhje. Mbase dhe fakti i përballjes, kur e sheh realiteti direkt dhe e prekë më shumë në grupin parlamentar padashur që të analizojë ndjeshmërinë e tij, por nuk mbajti më dhe duhet të fliste.

Ka të tjerë që e kanë lexuar ndryshe nga ju, ka që e kanë lexuar se e mbështeti në mënyrë të fortë dhe të drejtpërdrejtë zgjedhjen e tij Lulzim Basha, duke i thënë që po kam gabuar, por ti japim dorën dhe ju të tjerët të ulni kokën ju që ngrini zërin?
Nuk po bëjë analizën e tekstit të intervistës zotit Berisha, por jam e bindur që në fund të ditës, që ka pasur, e përsërisë se e ndjen më shumë se e ka shprehur gjendjen në të cilën ndodhet PD. Mënyra se si zgjedh ai pastaj për folur në raportin për atë që Lulzim Basha solli në Partinë Demokratike , por dhe thirrja për të mos u larguar dhe për mos e përçarë PD, të cilët e kanë lexuar si një mbështetje që kanë zgjedhur për të mos u larguar nga kjo shtëpia që çelësat e kësaj shtëpie i ka dhuratë Lulzim Basha.

Në fakt pyetja e pyetjeve është së çfarë duhet të ndodhë në PD sipas jush?
PD duhet të kthehet në shinat e legjitimitetit të votës së pavjedhur, së pamanipuluar dhe të respektimin e ligjeve të saj të brendshme. Ne nuk jemi të besueshëm për shqiptarët, ky mund të jetë problemi më i madh politik me kryetarin e PD sot. Ne nuk mund të dalim dhe të garantojmë dhe të bëjmë betejë për votën e lirë, kur kemi dhunuar procesin e votimit të lirë në shtëpinë tonë. Sepse ajo çfarë ka ndodhur në 22 korrik nuk është proces legjitim dhe transparent. Mosrespektimi dhe mospërfillja që i është bërë atyre që është baza ligjore e partisë, nuk shkohet askund pa një rregullore, nuk mund të futesh dhe në regji pa një rregullore teknike. Dhunimi që i është bërë standardeve, nuk mund të lihen të kalohen në heshtje. Nuk është proces që do gëlltitet lehtë. Nuk e ka të lehtë që ta kthejë një proces të drejtë të votimit. Nëse donte të kandidonte për kryetar, të hynte në garë si një anëtar i thjeshtë i partisë. Mënyra se si u zhvilluan zgjedhjet, nuk u depozitua asnjë fakt i manipulimit të zgjedhjeve të 25 qershorit. Ne nuk kemi asnjë fakt të manipulimit të zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa në zgjedhjet e 22 korrikut kishte prova manipulimi, ky është paradoksi në të cilin jemi. Një deklaratë nuk dëgjuam ditën e zgjedhjeve, ju e dini shumë mirë së unë kam bërë zëdhënësen e partisë. Në 72 orë mund të kem pasur kohë gjysëm ore për të ikur në shpi për të parë fëmijët. Edhe veshjet ishin në një dhomë të vogël së bashku më gazetarët, sepse daljet ishin të shpejta. Nuk kishte asnjë deklaratë për manipulim votash apo shkelje, por pritën ditën kur u shpall rezultati final. Ne çuam 7 ministra që të kishim garanci që mafja të mos blinte vota, ose të blinte më pak.
Procesi duhet kthyer në shinat e normales.

Si e shpjegoni që u krijua një klimë bashkëpunimi mes PS-PD?
Unë nuk di se çfare eshte diskutuar mes Bashes dhe Ramës, nëse kjo marrëveshje në fund të procesit do t'i shërbente shqiptarëve nuk do kundërshtohej nga askush. Një një marrëveshje të paqartë askush nuk di se për çfarë u diskutua. Partia Demokratike ishte e nevojshme të hynte në zgjedhje për t'i dhënë mundësi vendit të ndihmojë vendin në rrugën e BE. Edi Rama si Kryeministër fliste lirshëm, nëse ndodhte një koalicion dhe i madh nuk do kishte asnjë problem nëse në fund fitonin shqiptarët.

Ju thatë që kishte një presion ndërkombëtar, zoti Paloka tha që kishte një kërcënim nga ndërkombëtarët. Ju ishit e përgatitur për këtë kërcënim?
Nuk më ka ardhur asgjë e papritur . Ishte koha e gabuar për dy gjëra, e para ishte votimi i vetingut dhe PD  bojkotoi ku padrejtësisht u rënduam me një kosto politkr sikur nuk donim të votonim vetingun. Daël dhe Hahn  përfshirë edhe Mc Allister  të gjithë nuk kanë patur asnjë qëllim tjetër  përvecse për të patur PD në zgjedhje dhe e dyta për të dhënë kontributin e saj, Kanabizimi i Shqipërisë u bë fakt nga PD. Sikurse ishte fakt që dekriminalizmi erdhi nga PD ,këto aseste nisën të harroheshin  kur nisi cadra spese qëlloi me datën e vetingut  cka solli ngërc me ndërkombëbëtarët  si dhe këmbënguljen për të mos i parë i partnerë madje ka patur edhe epitete ndaj tyre.
Unë kërkova që Basha të futej në zgjedhje, kam folur jam përpjekur për të ndihmuar pozicion e PD, po pa dyshim për të bindur Bashën se opozita nuk mund të qëndronte jashtë.

Keni arritur të kuptoni cfarë ndodhi?
Basha e kishte të qartë se nuk mund të fitonte zgjedhjet e 2017.  Nuk gjykoj dot një njeri që ka një strategji personale. Por mendoj se duhej të ishte një strategji që bashkohet me interesat e grupit. Që në momentin kur cadra u mbush vetëm me pjesëtar të strukturave duhet të kuptohej se nuk ishte më një aksion. PD hyri në zgjedhje e pastrukturuar.
 Nuk prisja pas zgjedhjeve, nëse do ti qëndrohej tezës së manipulimit  duhej që të punohej që ditën e zgjedhjeve, por 230 mijë vota minus nuk janë manipulime janë vota të PD

Basha po ndjek një lloj cikli të Ramës, kryetar bashkie, kryetar partie, përgjithësisht   nuk ka fituar njeri zgjedhje ka rënë ai që ka qënë në pushtet?
Është ndryshe të bësh betejë dhe ndryshe të rrish të presësh dhe do të vijë radha jote. Nëse ka këtë strategjie le të rri le të presë por nëse është strategjia tjetër për ti dhënë mundësi forcës tjetër politike por nuk shoh që shqiptarët kanë besim dhe shpresë. Të gjitha minuset e e qeverisë PD nuk i ktheu në pluse.

Ju që e kundërshtoni do krijoni një grup , cfarë do  bëni , do krijoni lëvizje?
Unë jam një.Nuk  di të ketë ka një grup kundër Bashës . Ka edhe më shumë njerëz që dalin në televizion që mendojnë se qasja e Bashës është e gabuar.  Dikush mund të ketë një inat personal, dikush ndihet keq sepse është jsahtë liste, por dikush beson se partia që ka bërë historinë në këtë vend të kthehet.

Ju cfarë do të bëni?
Besoj se cdo anëtar i thjeshtë beson  se ka një realitet të ri në PD që ka një grup që mendon ndryshe nga  ajo që mendon lidershipi dhe nëse duam të jemi bashkë për të forcuar PD nuk mund të jetë mesazhi ai që nuk mednon si unë të jetë jashtë gardhit. Nese nuk bashkon je ti ai që paralajmëron ndarje. Është hera e parë që njerëzit i tremben pushtetit  në  një dorë, sepse edhe qeveria ka nevojë për tu sfiduar. Ka nevojë për një mendim ndryshe.

Zoti Basha tha se nuk do të jetë fraksione sa të jetë ai në krye?
Duhet të ketë fraksione.Mendoj se duhet të ketë vend për një mendnim ndryshe.

Ky mendim ndryshe duhet të jetë i institucionalizuar?
Ka kohë për ta treguar sigurisht duhet të jetë i institucionalizuar , nuk mund të jetë një mendim  vetëm shprehjeje  facebook, duhet të jetë një mendim ndryshe që ndikon në shëndoshjen e kësaj force politike

Në mbylljen e shkollës verore të BE ju thatë se jeni e papunë me cfarë do merreni tani?
Për momentin po bëj një punë që e kisha neglizhuar, po bëj mamin, po ju kushtoj më shumë kohë fëmijëve. Do të vijoj të kërkoj punë
 
Në politikë apo  jashtë?

Do të vijoj të jem po aq aktive dhe të kontribuoj. Nuk është e nevojshme të kesh një pozicion për të kontribuar.

Nëse Rama ju ofron punë si kryenegociatore në BE?
Më kanë pyetur më kanë bërë ministre kamë dëgjuar shumë por i përbuz.Nuk kam bërë pazar, nuk më ka ofruar dhe nuk  bëj asgjë

Si e lexoni deklaratën Juncker që vetëm Mali i Zi Serbia mund të marrin anëtarësimin  në 2025?
Në Bruksel e lexuan si një lapsus që i shpëtoi Juncker.  Janë vende që e kanë më afër datën e anëtarsëimit. Gafa më e madhe ishte  fakti që nuk do të kishte  zgjerim për 5 vitet e atshshme, por ishte dicka e mirë fakti që u përmend Ballkani Perëndimor. BE ka vendosur të jetë më pozitive dhe kanë kuptuar që problemi me rajonin është siguria dhe nëse duhet të krijosh dhe të shmagësh vatra tensioni duhet ti japësh mundësi, uroj të merret seriozisht procesi zgjerimit. Nuk më shqetëson Mali i ZI dhe Serbia pasi ata kanë kohë që i kanë hapur negociatat, por nëse Shqipëria  hap negociata brenda këtij viti me kryerjen e reformës snë drejtësi do të jemi shumë shpejt me hapat e vendeve të tjera që kanë hapur negociatat. Për të mbërritur aty duhet të jemi të përgatitur, strategjia kombëtare, gjetja personave që do të jenë negociatorë, persona të aftë që do të duhet të negociojnë me BE dhe në këtë pikë jemi vonë.
 




/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë