Bregu i bashkohet çadrës së PD:
Jam kundër bojkotit të zgjedhjeve

Bregu i bashkohet çadrës së PD:<br />Jam kundër bojkotit të zgjedhjeve
Pas kthimit nga SHBA, deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu i është bashkuar sot protestës përpara Kryeministrisë. 

Bregu tha se protesta e demokratëve është paqësore, ndërsa u shpreh kundër bojkotit të zgjedhjeve të 18 qershorit, siç ka paralajmëruar Lulzim Basha. 

“Do të mbështes deri në fund këtë kauzë të drejtë të opozitës jo vetëm për protestë, por për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk besoj që ka nevojë që kauza për zgjedhje të lira e të ndershme të jetë një kauzë që të ndahet me partnerë të tjerë politikë. Për mua është kauza e opozitës. Ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë”, deklaron Bregu. 

Sipas deputetes demokrate, teza e bojkotit të zgjedhjeve nuk duhet të jetë një opsion për opozitën.

Ndërkohë që protesta vazhdon, duhet të ketë punë intensive me strukturat e PD. Nuk më duket se është alternativë bojkotimi i zgjedhjeve parlamentare. Mbërritja tek zgjedhjet parlamentare me garanci për opozitën është domosdoshmëria numër një”, thotë Bregu. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)