TIRANE - Ish-ministrja e integrimit Majlinda Bregu e ftuar në A1Report tha sot se ngjarjet që kanë ndodhur në Maqedoni janë shqetësuese pasi që në krye të herës Maqedonia është krijuar si një shtet multietnik dhe për këtë arsye ka detyrimin që të mbrohen të gjitha etnitë.

Sipas Bregut marrëveshja e Ohrit e detyron Maqedoninë që të ketë më tepër përgjegjësi, por kjo nuk do të thotë që s’duhet edhe ndërhyrja e Europës. “Ka një të vërtetë të madhe që në rast se Europa ka sot një sfidë që duhet ta përballë menjëherë, është ajo e nevojës për një qartësi të madhe. Europa ka nevojë që të jetë e bashkuar,” – tha Bregu.

Referuar librit të saj “Europë ik E ja”, Bregu tha se ai parqet realitetin e sotëm të Evropës si dhe vendit tonë i cili synon të anëtarësohet në strukturat evropiane.

Libri ka një titull jo i zakonshëm pasi ai është gjithëpërfshirës, njësoj sikurse është edhe libri për të cilin Bregu thotë se nuk ka dashur që të jetë një rrëfim i mërzitshëm por një realitet i asaj se çfarë ndodh në BE dhe ns vendin tonë i cili pretendon të anëtarësohet në strukturat evropiane.

Deputetja demokrate thotë se ky libër paraqet një nevojë që ka Ballkani për ekzistencën e Evropës. “Ne nuk duhet të veprojmë siç kemi bërë deri më tani që ti nxjerrim sytë njëri-tjetrit sa herë që në pushtet vjen forca tjetër” – tha Bregu. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)