Bregu në Report Tv: Shqipëria i ka mundësitë që të mos premtojë qytetarët për datën e anëtarësimit, por t’i bëjë të ndihen europian! Samiti, ngjarje historike

TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu në një intervistë për Report Tv e ka cilësuar Samitin e BE-së, një ngjaje historike. Për gazetarin Arbër Hitaj, Bregu tha se ky samit duhet që të hapë rrugën e komunikimit në mënyrë që procesi i anëtarësimit të mos zgjatet pa fund, e ndërsa shtoi se Shqipëria i ka kapacitetet  që të mos i japin qytetarëve premtime pafund për datën e anëtarësimit, por t’u ofrojnë mundësitë e duhura që ato të ndihen si europianë.

“Një ngjarje historike që tregon mbështetjen e Europës për Ballkanin Perëndimor, është një ditë që përcjell lajmin shumë të mirë, pra nisja për zbutjen e tarifave të Roaming nëpërmjet BE- Ballkani perëndimor. Pra nga 1 tetori do paguajmë më pak në tarifat e telefonisë në internet nëse udhëtojnë në një vend të BE. Prej sot nis edhe procesi për të hequr tarifat shtesë deri në 2027 që të kemi mundësi të lëvizim me të njëjtën kontratë që paguajmë brenda për brenda Shqipërisë.

Ka shumë rëndësi që ky të jetë një proces që të mos ketë ndalesa apo vonesa.  Shpresoj që ky samit t’i hapë rrugë një qartësimi dhe një komunikim më të ngushtë për të mos e zgjatur këtë proces pa fund. Ne kemi mundësi që t’i japim qytetarëve jo premtime për datën e anëtarësimit, por mundësi reale që të jetojnë si qytetarë Europian”, tha Bregu.

Ditën e sotme në Samitin e mbajtur në Tiranë, në pallatin e Kongreseve u firmos marrëveshja e parë mes operatorëve telefonikë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për uljen e tarifave roaming. Marrëveshja pritet të vihet në zbatim nga tetori i vitit 2023, ndërsa parashikon uljen e tarifave roaming për qytetarët e Ballkanit në union. 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat