Bregu: Integrimi rajonal nuk mund të ecë përpara pa negociatat për në BE

Bregu: Integrimi rajonal nuk mund të ecë përpara pa negociatat për në BE

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, aktualisht sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal deklaroi gjatë një aktiviteti në Gjenevë se integrimi rajonal nuk mund të bëjë përpara pa integrimin në BE duke kritikuar vendimin për mos hapjen e negociatave. "E di se nga këndvështrimi ynë ndonjëherë është e vështirë të kuptojmë se po jetojmë në kohërat e Revolucionit të Katërt Industrial në botë. Por, kjo është e vërteta, dhe rajoni ka nevojë për të gjithë stimujt e mundshëm për ta përballuar këtë revolucion, për ta përdorur atë në interesin e tij më të mirë dhe të nxjerrë rritje dhe stabilitet ekonomik prej tij. Prandaj Memorandumi i Mirëkuptimit (MM) që po nënshkruhet sot nga RCC-ja me Forumin e njohur Ekonomik Botëror synon të ndihmojë rajonin që të mbërrijë atje – duke përshpejtuar reformat kur bëhet fjalë për konkurrencën dhe novacionin tonë", tha Majlinda Bregu pas nënshkrimit të memorandumit me Borge Brende, President i ËEF-së, e pranishme në takimin e Liderëve të BB-së dje në Gjenevë.                                                                                                                                           

"Çështjet bilaterale kanë ndikimin e tyre negativ mbi bashkëpunimin rajonal dhe tani, përveç kësaj, kemi një dritë të kuqe dhe për ndikimin e anëtarësimit në BE. Integrimi rajonal nuk mund të ecë përpara pa integrimin në BE. Pra, sfidat para nesh do të jenë edhe më të mëdha: të forcojmë bashkëpunimin rajonal në kohërat e pasigurisë dhe të realizojmë pritshmëritë ndaj Procesit të Berlinit lidhur me integrimin e rajonit në BE. Dhe, ndërsa BB-ja po pret për ca qartësi lidhur me zgjerimin e BE-së, ne kemi nevojë të zgjerojmë bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të BP-së. Të gjithë ne duhet ta kuptojmë qartë çfarë po ndodh me proceset e bashkëpunimit në rajon, sepse konfuzioni rreth kësaj teme do të shkaktojë më shumë ndikim negativ mbi bashkëpunimin rajonal", tha Sekretarja e Përgjithshme Bregu pas takimit të liderëve.

"Rritja më e shpejtë ekonomike në Ballkanin Perëndimor është krijimi i një tregu të vetëm, ose i Zonës Ekonomike Rajonale – REA, siç e quajmë ne. Rajoni do të kursejë çdo vit 800 milion euro, rreth 1% të PBB-së së BP-së nëse koordinimi ndërkufitar në BP arrin mesataren e BE-së. Një REA funksionale ndihmon që ekonomitë të jenë konkurruese në shkallë të gjerë, novacioni përhapet më shpejt në një treg të unifikuar dhe nuk duhet të harrojmë se, kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, ne flasim për një treg me 18 milion banorë. Kjo është arsyeja pse partneriteti me ËEF-në është kaq i rëndësishëm – ai është një hap shtesë për nxitjen e Zonës Ekonomike Rajonale", shtoi Bregu.                                                                

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë