KORCE- Dy ditë pasi një 15-vjeçare u rrëzua nga kati i dytë i një pallati në Korçë, teksa tentonte të zbriste nga ballkoni e varur pas perdes, një tjetër rast regjistrohet në po këtë qytet.
 
Rreth orës 11:15 të ditës së sotme, një 22-vjeçar me inicialet M.T, ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku banonte, në lagjen 14 të qytetit të Korçës.
 
22-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
 
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa një grup hetimor është ngritur për të hetuar dhe për të zbardhur shkaqet.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)