Pritjes së ëmbël për aktoren shqiptare Almeda Abazi po i vjen fundi. Ajo ka ndarë me fansat gjithmonë detaje nga shtatzënia. Ish Miss-i së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk Tolgahan Sayışman kanë vendosur ta quajnë Efehan.
Por ditën e sotme, Almeda ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë disa pamje të dhomës së bebit që do vij në jetë.
Në një video të postuar në “Instastory”, vihet re se në dhomë mbizotëron ngjyra e bardhë dhe blu. Krevati është madhështor brenda të cilit qëndron një elefant. Ndërkohë emri i djalit është shkruar edhe te dera.

Çifti është kujdesur që gjithçka e blerë të jetë organike, për të mos prekur shëndetin e vogëlushit.
Komente

