Brenda ‘Game of thrones’ për pasuesin e Vladimir Putinit në Rusi

Brenda ‘Game of thrones’ për pasuesin e Vladimir Putinit në Rusi

Putin dhe Ramzan Kadyrov

Rusia renditet sot me të drejte si ndër regjimet më të izoluara dhe më çnjerëzore në botë. Dhe kjo jo vetëm për shkak të luftës, por si pasojë e 2 dekadave të degradimit politik dhe moral të shtetit rus. Klanet që e rrethojnë aktualisht Vladimir Putinin, u ngjajnë grupeve të krimit të organizuar.

Disa prej tyre komandojnë ushtritë e tyre, si pronari i Grupit Vagner Yevgeny Prigozhin dhe kreu i Rosgvardia, Viktor Zolotov. Të tjerët, si Nikolai Patrushev, kreu i Këshillit të Sigurimit, kanë njësitë e tyre të sigurisë. Dhe çdo klan ka burimet e tij financiare: banka, korporata shtetërore dhe kompani të mëdha. Disa klane zotërojnë rajone të tëra, si Ramzan Kadyrov në Çeçeni. Dhe asnjëri prej tyre nuk i nënshtrohet asnjë ligji.

Arbitri i Kremlinit

Këto klane nuk janë bashkuar kurrë. Për 20 vite, ata kanë luftuar vazhdimisht kundër njëri-tjetrit për sferat e ndikimit dhe burimeve. Luftërat e tyre mund të quhen konvencionalisht luftëra të ftohta: ato u zhvilluan në hije nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe viktimat – oficerë sigurie, njerëz të biznesit dhe zyrtarë të klaneve kundërshtare – kanë humbur lirinë por jo jetën e tyre (megjithëse ka pasur përjashtime) .

Në gjithë këto vite, Vladimir Putin ka vepruar si një lloj arbitri në konfliktet e rrethit të tij të brendshëm. Ai ka siguruar një ekuilibër të pasigurt fuqie midis fraksioneve ndërluftuese, sepse secili e dinte se pa Putinin, nuk do të kishte ekuilibër, dhe do të shpërthente një luftë e të gjithëve kundër të gjithëve.

Por asgjë nuk e dobëson aq shumë fuqinë e një diktatori sa plakja dhe disfatat ushtarake. Ndërsa afrohet fundi i Vladimir Putinit – qoftë politik apo fizik – luftërat e ftohta për pushtet të klaneve rreth e rrotull tij kanë më shumë gjasa të përshkallëzohen në luftëra të nxehta. Dhe në betejën për atë që do ta pasojë, fituesi nuk do të jetë një klan, por ai që mund të krijojë koalicionin më të fuqishëm.

Brutaliteti kundër inteligjencës

Skicat e një koalicioni të mundshëm janë shfaqur që pas disa muajsh nga nisja e luftës në Ukrainë: një aleancë midis Prigozhin dhe Kadyrov. Kjo dyshe mund të bashkohet me klanin e kreut të Rosgvardia, Viktor Zolotov, i cili e njeh mirë Prigozhin që nga kohët kur ai ishte “banditi  i Shën Petersburgut” dhe është në kontakt të ngushtë me udhëheqësin e Çeçenisë. Le ta quajmë këtë treshe “koalicioni i gjakatarëve”. Përparësitë e saj: brutaliteti, vendosmëria dhe ushtria e tyre e fuqishme e përbashkët.

Një koalicion tjetër që mund të shfaqet gjatë luftës për pushtet, është aleanca e njerëzve më me ndikim. Miqtë e Vladimir Putin dhe anëtarët e tjerë të KGB-së. Le ta quajmë këtë “koalicion i miqve”. Sido që të jenë kontradiktat që përçajnë Kovalchuk, Patrushev, Tokarev dhe Timchenko, edhe ata ndihen të kërcënuar nga “koalicioni i gjakatarëve”.

Nëse do të dalë vërtet në skenë një koalicion i tillë, avantazhet e tij të pakushtëzuara do të ishin burimet e mëdha financiare (këta njerëz zotërojnë të gjithë Rusinë), dhe kontrollin mbi shërbimet speciale, që edhe pse janë inferiorë ndaj “ushtrisë së gjakatarëve” sa i përket fuqisë sulmuese, kanë një inteligjencë dhe potencial intelektual shumë më të madh.

Urrejtja ndaj klasës sunduese dhe Ukrainës

Së fundi, një organizatë e tretë e cila u shfaq menjëherë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, por që nuk e ka gjetur ende udhëheqësin dhe strukturën e vet përfundimtare, është “koalicioni i patriotëve”. Anëtarët e saj nuk e kanë njohur ende veten si komunitet, por lufta ka zgjuar vlerat, urrejtjen dhe aspiratat e përbashkëta.

“Koalicioni i patriotëve” e urren klasën sunduese ruse për korrupsionin dhe humbjet e saj ushtarake. Por nga ana tjetër e refuzon “koalicionin e gjakatarëve” për lidhjet e tyre me qeverinë aktuale, kriminelët dhe Çeçeninë. Ky koalicion ka avantazhe të mëdha.

Ai kundërshton korrupsionin e qeverisë aktuale dhe e mbështet shkatërrimin e plotë të Ukrainës, një pikëpamje që përputhet me interesat e shumicës dërrmuese të popullsisë ruse.

“Koalicioni i patriotëve” është një kalorës i errët në luftën për pushtet dhe suksesi i tij varet kryesisht nga ai që do të bëhet udhëheqës.

Miqtë e Putinit kundër gjakatarëve të regjimit

“Koalicioni i miqve” garanton fatin e atyre që janë më pak të etur për gjak: Drejtuesit dhe anëtarët aktivë të klaneve kundërshtare kanë më shumë arsye që të kenë frikë. E ardhmja e Rusisë do të bjerë në duart e fëmijëve të elitës aktuale. Pra të rinjve që kanë më shumë gjasa të zgjedhin festat e tyre të preferuara në Monako dhe pistat e skive Courchevel mbi idenë për ta kthyer vendin në një Kore të Veriut, duke pasur në kufi një luftë që nuk përfundon kurrë.

Le të supozojmë për një moment se fiton “koalicioni i patriotëve”. Në mënyrë të pashmangshme Rusia do të përballej me një diktaturë ushtarake, sepse fitorja në front kërkon një dorë të fortë dhe një luftë të pamëshirshme kundër tradhtarëve në vend. Askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo diktaturë.

Për shembull Koreja e Veriut ka qenë në këtë gjendje për më shumë se 70 vjet. Nëse fiton “koalicioni i gjakatarëve”, Perëndimi dhe Kina do të detyrohen t’i përgjigjen një pyetjeje të ndërlikuar: A do të jenë gati të pranojnë një nga arsenalet më të mëdha bërthamore në botë që të përfundojë në duart e një trinie të bukur: një donzhuan që drejton një orkestër sadistësh të armatosur me varre, një ish-roje sigurie në presidencë i famshëm për aftësitë e tij njohëse dhe një akademik çeçen që pëlqen torturat dhe ekzekutimet pa gjyq?

Fundi i rrugëtimit për Putinin

Megjithatë kjo lojë për pushtet do të përfundojë një ditë, dhe tashmë është e qartë se Vladimir Putin nuk do të luajë një rol të rëndësishëm në të. Ai ka përjetuar gjënë më të keqe që mund t’i ndodhë një diktatori: në vend të frikës, po trajtohet me përbuzje.

Ai po e kërcënon Perëndimin me raketat e tij, dhe Perëndimi e karikaturon atë si një majmun të varur mbi një buton të armëve bërthamore. Ai shkruan fjalime që zgjasin me orë të tëra, të cilat zëdhënësi i tij për mediat premton se do t’i shqyrtojë e gjithë bota. Por bota po i jeton si përsiatjet e një të çmenduri që flet me tërbim për fundin e botës.

Ai pozon si mashkulli Alfa në tufën e tij. Por edhe anëtarët e tij më të rinj të regjimit e quajnë atë një frikacak që “trembet hapur për jetën e tij në kulmin e një luftë të madhe dhe të vështirë”. Përballë kësaj stigme, fundi i karrierës apo jetës së tij po i afrohet gjithnjë e më shumë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit