Këngëtarja e njohur Lady Gaga ka përjetuar një çast jo shumë të këndshëm në skenë.
Performanca e saj e radhës ka qenë në Barcelonë, ku ajo është ndjerë keq e për këtë arsye ka vjellë gjatë spektaklit.
Megjithatë ajo çka habiti më shumë ishte fakti që këngëtarja ka vazhduar interpretimin e saj në skenë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Por skeptikë të shumtë kanë aluduar për një inskenim nga ana e Gagës për të tërhequr akoma më shumë vëmendjen e mediave tek ajo.
Përveç këtyre incidenteve në skenë Lady Gaga është bërë protagoniste në media edhe për darkën e kaluar me themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.

Ndonëse prej më shumë se 100 ditësh ai ndodhet i mbyllur në ambasadën Ekuadoriane në Londër, këngëtarja ka mundur të qëndrojë me të duke darkuar përreth 5 orë.
Vetë Lady Gaga ka publikuar në faqen e saj në Twitter një foto të këtij takimi.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com