KORÇË- Vetëm brenda pak orësh kanë ndodhur 4 aksidente në qarkun e Korçës. Aksidenti i parë ndodhur aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë në Maliq. Sipas policisë B.C, rreth 42-vjeç, duke drejtuar automjetin tip "BMË", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi B. C., i cili pas ndihmës së marrë në spitalin e Korçës, është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, përplasja ka qenë shumë e fortë, pasi makina është dëmtuar plotësisht në pjesën e përparme.

Aksidenti tjetër ndodhi në rrugën e Kapshticës ku i plagosur mbeti shoferi, pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga. Ai ishte i vetëm në makinë, ndërsa është transportuar në spitalin e Bilishtit e sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Një tjetër aksident ndodhi në afërsi të fshatit Symiz, ku makina përplasi një këmbësor. 

Ndërsa një tjetër aksident ka ndodhur rreth orës 15:30, ku motori ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:52
Aksidenti i katërt brenda pak orësh në Korçë, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi

 

Një tjetër aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec.

Sipas informacioneve paraprake nga policia një motor ka dalë nga rruga e si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorrit.

Kujtojmë se ky është aksident i 4 i ndodhur ditën e sotmë në Korcë dhe të gjitha si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.