Brenda qershorit në treg kartëmonedha 10 mijë lekë me figurën e Asdrenit dhe simbole të flamurit kombëtar (VIDEO)

TIRANË- Brenda muajit qershor qytetarët shqiptar pritet të marrinë në dorë për herë të parë prerjen 10 mijë lekë, që është pjesë e serisë së re të kartëmonedhave. Banka e Shqipërisë njofton që ka përfunduar prodhimi i saj dhe brenda 6 muajve të parë të 2021 do hidhet në treg. Nga ana tjetër ky institucion është gati të nënshkruaj kontratat me kompanitë fituese për prerjet 500 lekë dhe 2000 lekë.

Kartëmonedha 10 mijë lekë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të ‘Flamurit Kombëtar’, si dhe një varg të zgjedhur nga ‘Himni Kombëtar’, ‘Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshirë’ e një qëllim’. Por imazhi i kartëmonedhës nuk është bere ende publik.

Ndërsa dy kartëmonedhat e tjera 500 lekë dhe 2000 lekë sipas bankës do të hidhen në treg deri në fund të këtij viti. Imazhi i tyre është bërë publik, ato janë me elemente të shtuara sigurie, janë më të modernizuara dhe cilësore.

Ndërkaq prerja 200 dhe 5000 Lekë u hodh në qarkullim në 30 shtator të vitit 2019, dhe sipas të dhënave të bankës qendrore deri në fund të vitit 2020, 70% e kartëmonedhave 200 lekë që qarkulloi ishin të serisë së re, dhe 25% e 5000 lekëshit që ishte në treg i përkiste serisë së re.

Prerjet 500, 1 mijë dhe 2 mijë lekë ishin parashikuar të hidheshin në treg që në vitin 2020, por si pasojë e pandemisë të gjitha afatet u shtynë për këtë vit, pasi sipas Bankës së Shqipërisë COVID-19 pezulloi punën për prodhimin e kartëmonedhave.

Seria e re e kartëmonedhave është prodhuar me teknologjitë më të fundit në fushën e prodhimit dhe elementeve të sigurisë së kartëmonedhave, me qëllim që ato të jenë më të sigurta, duke ia bërë “më të vështirë jetën” falsifikatorëve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • S’ka rendesi: 14/04/2021 18:49

    Nuk jane monedha te reja por eshte inflacion do thote qe qarkullim ka me shume monedha se vlera reale e tyre mund ta krahasosh me dinarin yugosllav gjate luftes , shqiptaret e kuptojne me mire veryet ka rroga me te mira por me cmimet ato jane shum pak

    Përgjigju
  • Fajdexhiu: 14/04/2021 17:36

    Prandaj u kopjua kartmonedha 5000 lekeshe ne Elbasan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare