Teksa kundron këto foto të mrekullueshme vështirë të mendosh se bëhet fjalë për një vend që ndodhet në planetin Tokë, e për më tepër në Shqipëri. E në fakt një vizitë në shpellën e Kabashit të shkëput nga toka e të krijon idenë se je në një planet tjetër.
Pa dyshim një nga shpellat më unike në Shqipëri e mbase edhe një ndër më të bukurat në Ballkan, ajo ndodhet në afërsi të fshatit Kabash, rreth 25 km nga qyteti i Gramshit në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit.
/Shqiptarja.com

Ajo është e formuar nga shkëmbinjtë gëlqerorë të Kretës së Sipërme dhe ka një gjatësi rreth 120 m, ndërsa është e mbushur me konkrecione të shumta stalaktite dhe stalagmite me bukuri të rrallë.
E njohur ndryshe edhe si “Shpella e Farricës”, ajo është ende e paeksploruar, ndërsa vlerat që mbart janë të shumta. Për të gjithë ata që nuk kanë mundur ende të shohin e të prekin bukuritë e saj, mund të njiheni me shpellën e Kabashit nëpërmjet këtyre fotove të realizuara nga fotografi Fation Plaku.
[gallery]24405[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com