Brenda trenit sekret të Kimit, diktatori lejon kamerat në mjetin e blinduar që ecën me 60 km/h 

Brenda trenit sekret të Kimit, diktatori lejon kamerat në mjetin e blinduar që ecën me 60 km/h 

Kim Jong Un gjatë pritjes në trenin e tij me udhëheqësit kinezë

Kanë dalë fotot e para të “trenit të dashurisë” të përdorur nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un për t’u takuar me homologun e tij kinez

Treni i blinduar që spikat nga ngjyrat e tij verdh e gjelbër dhe që u shfaq në Pekin të hënën është i njëjti që përdori babai i tij Kim Jong-il në maj të vitit 2000 kur ai udhëtoi gjithashtu për në Pekin për të t’u takuar me Jiang Zemin, udhëheqësi kinez i atëhershëm.

Sipas një raporti të Koresë së Jugut të vitit 2009, treni asokohe kishte rreth 90 vagonë të blinduar, me dy trena të ndarë që ecnin përpara dhe prapa tij për të rritur sigurinë. 

Për shkak të peshës së tij, ai lëviz ngadalë dhe mësohet se arrin një shpejtësi jo më të madhe se 60 km/h, por në brendësi është relativisht me teknologji të lartë dhe luksoz. 

Pamje brenda trenit të Kim Jong Un dhe nga vizita e tij në Kinë

Treni raportohet se është pajisur me sedilie luksoze, rifinitura druri të errët dhe ka një furnizim të bollshëm me alkool. 

Sipas asaj që ka rrëfyer Konstantin Pulikovsky, një zyrtar rus i cili udhëtoi me Kim Jong-il për në Moskë më 2001-shin, treni ishte plot me arka Bordeaux dhe Beaujolais, të cilat kishin ardhur posaçërisht nga Parisi.

Një zyrtar tjetër rus që ka udhëtuar në të njëjtin tren me Kim Jong-il në 2001-shin tha se arragostat e gjalla dhe delikatesa të tjera vinin rregullisht në tren teksa ai udhëtonte, raportoi Washington Post.
Kim Jong-un e ka përdorur trenin për të udhëtuar brenda vendit. Në një video të vitit 2015, ai është shfaqur i ulur në një mjedis me sallë konference dhe një lap top në sfond. 

Është e vështirë të dihet nëse treni ka pësuar ndonjë ndryshim që kur erdhi në pushtet Kim Jong-Il por me siguri atij nuk i mungojnë ushqimet dhe pijet. Babai i Kimit dihej se shijonte banketet dhe karaoket. 

Është raportuar shpesh se Kim Jong-un i cili është shkolluar në Zvicër ka trashëguar nga babai shijen për gjërat më fine të jetës, sidomos pasionin për djathin zviceran, shampanjën Cristal dhe konjakun Hennessy.

Por ndërkohë që thuhej se Kim Jong-il urrente që të fluturonte me avion dhe se e përdori trenin si një mjet alternativ transporti për në Kinë, Rusi dhe Evropën Lindore, i biri i tij nuk e ka edhe aq problem dhe ka udhëtuar shpesh me avion jashtë vendit kur po shkollohej në Perëndim.

Megjithatë, ngjashmëritë ndërmjet udhëtimit të vitit 2000 dhe ekskursionit të Kim Jong-un më 2018-n nuk kanë si të mos dallohen, shkruan The Washington Post.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë