Report Tv ka mësuar se në përplasjen me armë zjarri që ka ndodhur në Elbasan kanë qenë të pranishme edhe 5 gra dhe 3 fëmijë, anëtarë të familjeve të tyre.

Mësohet se familjarët ndodheshin në 3 makina, ku në njërën prej tyre ndodheshin 3 viktimat, konkretisht në mjetin tip Range Rover. Mësohet se drejt tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi, dhe se viktimat janë qëlluar me plumba në kokë.


Lajmi kryesor:

Bandat e drogës përgjakin Elbasanin/ Ekzekutohen 3 persona në sy të familjarëve, mes tyre një turk (EMRAT+VIDEO)