Protesta në formën e një shëtitjeje nëpër rrugët e kryeqytetit nga ana e opozitës, shkarkoi arsenalin e mbetur të bombave molotov dhe fishekzjarreve, në zemër të kryeqytetit, në zonën e ish bllokut, nga më të frekuentuarat, mbi ish vilën e diktatorit Enver Hoxha e cila prej gati një viti, është kthyer në një residencë për artistë të huaj, nën kujdesin e një fondacioni të njohur ndërkombëtar ArtExplora.

Një sum që mund të kishte rrezikuar seriozisht jetët e artistëve. Report Tv ka siguruar pamje nga brenda vilës së diktatorit Enver Hoxha pas sulmit të militantëve të PD-së. 

Gjatë këtij momenti të paprecedentë, në vilën që sot shërben si qendër kulture, ndodheshin 7 artistë të huaj dhe 3 persona të tjerë që shërbejnë si personel. Vila mori flakë nga kati i parë në atë të dytin ndërsa nga pamjet që sjell Report Tv shihen dëmet e lëna pas, xhama të thyer e objekte të dëmtuara.


Lajmi kryesor:

Sulmi i paprecedentë drejt vilës së Enver Hoxhës, sot qendër kulture e Art Explora! Artistët e huaj publikojnë momentet kur u hidhen molotovë nga militantët e Berishës (FOTO+VIDEO)