Mundi i gjithë vitit është shuar për 20 minuta. Breshëri dëmtoi parcelat me pjepër dhe Nevruz Dilika nuk i mban dot lotët. Fermeri nga fshati Voskop i Korçës s’mund t’i përballojë shpenzimet ndaj kërkon ndihmë nga shteti:
“Jam fermer i vogël me këtë punë rroj. Kam 3 dynym pjepër, 90 për qind e ka dëmtuar. Kërkojmë ndihmë nga Qeveria. Ne kërkojmë nga shteti të vërë dorë. Duart i kam me kallo dhe rris fëmijët me këtë punë. Tani më ka shuar! Ka rrezik të mbetemi pa bukë! Shteti të vër një cike dorë mbi mua se për këtë Qeveri kam votuar”, tha ai.
Breshëri i pazakontë pasditen e së hënës ka dëmtuar rrushin, pemtoret dhe perime në gjithë zonën që njihet për prodhimtari të lartë.
“Më shumë se 20 minuta ra breshër, rrushin e hodhi poshtë të tërin, sallatë, domate, i zhveshi fare, s’la gjë! Ishte breshër sa një kokër arrë. Dëmet janë të mëdha, rreth 10 kuintal rrush. Nuk besoj se do na kompensojnë, asnjëherë s’kemi marrë asgjë”, tha një tjeter fermer.
Përgjëgjësi i sektorit të Bujqësisë thotë se Bashkia e Korces nuk ka fonde për të kompensuar fermeret e dëmtuar nga fatkeqësia natyrore.
“Kompensimi nga bashkia është i vështirë. Nëse Qeveria nuk shpall gjendjen e Emergjences është e pamundur të bëhet nga Bashkia. Ne aktualisht po bëjmë vlerësim e dëmit dhe do ta relatojmë tek Ministria e Bujqësisë dhe të shohim...”, tha Thanas Koroveshi.
Dëmet ende janë të pa llogritura në kosto financiare, por paraprakisht bëhet e ditur se janë 200 fermere që kanë humbur gjithë prodhimin bujqësor, me afro 110 hektarë në total në gjithë njësinë vendore Voskop të Korçës.
Një ditë më parë nga fatkeqësia natyrore u goditën dhe fermeret e Bashkisë së Kolonjës, duke humbur gjithë prodhimin bujqësor.
R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ La shtatzënë 13-vjeçaren, Prokuroria çon në Gjykatë dosjen e 21-vjeçarit, familja kërkon ta lirojnë: Kemi nusen me foshjen në shtëpi
25 Janar, 19:40
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
FOTOLAJM/ Korçë, drejtuesi humb kontrollin e automjetit dhe përfundon në një parcelë
23 Janar, 16:39
-
Gruri e misri stok në Maliq, s’ka treg! Fermeri: Unë veç në TikTok e reklamoj dhe atë po na e mbyll Rama
23 Janar, 13:48
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Shpërdori detyrën për vëllanë ndërtues, SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri
21 Janar, 12:45
-
Aksioni i RENEA-s në Pogradec, Gjykata cakton masat e sigurisë për 6 të arrestuarit
20 Janar, 16:08
-
‘Një muaj e gjysmë për të marrë një certifikatë në e-Albania’, Rama ‘heton’ rastin e komentueses: S’është e vërtetë, e ke marrë direkt 4 herë! (VIDEO)
19 Janar, 16:28
-
Nis censusi i shpendëve në liqenet e Ohrit e Prespës, studiuesit: Numri i tyre është ulur, ndikon njeriu
19 Janar, 16:01
-
Rama: Ndërtojmë qendrën e parë të skive në Korçë! 160 bujtina, 500 mijë turistë flenë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’
19 Janar, 13:07
-
Gripi lë pasoja në mushkëri, rritet numri i pacientëve të rinj, mjekja: Mos e neglizhoni sepse kalon në pneumoni
17 Janar, 17:24
-
RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit
17 Janar, 08:14
Nuk ka gjë më të mirë që qeveria të hedhë sytë nga populli të mbështesë dhe të përkrahë popullin e vet një popull puntor dhe të pa lodhur një popull që nuk dorëzohet asnjë herë dhe ecën me ballin lart ky vend dhe këta njerëz kanë vërtet nevojë për t'i mbështetur dhe përkrahur me respekt për këtë popull dhe për njerëz që punojnë dhe e duan këtë vend
Përgjigju