'Breshëri sa një kokër kumbulle, nuk la gjë pa shkatërruar! Rrushi, mollët, misri të gjitha ranë në tokë!' Fermerët e Maliqit kërkojnë ndihmë nga shteti

Mundi i gjithë vitit ka shkuar dëm për fermerët e fshatrave Podgorie dhe Pirg në Maliq. Mjaftuan 30 minuta breshër mesditën e së dielës për të lëshuar në tokë rrushin, kallinjtë e misrit dhe perimet në kopshte.

Dëmet janë ende të pa llogaritura, por banorët thonë se më shumë se 80% e prodhimit në vreshta është dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme. Të pamundur përballë kësaj fatkeqësie natyrore banorët kërkojnë kompensim nga shteti.

“Për 30 minuta ra dje  breshër, ishte kokrra e breshrit sa një kumbull. E hodhi gjithë prodhimin në tokë, rrushin, mollët, të gjitha i ka dëmtuar. Ne s’kemi të ardhura të tjera, ndaj presim shtetin të na japë ndihmë”, thanë ata.

Burime nga Bashkia e Maliqit thanë se janë ngritur grupet e punës për te vlerësuar demet, por kompensimi mbetet i vështirë nëse Qeveria nuk shpall gjendjen e emergjencës.

Këtë të hënë reshjet intensive të shiut preken dhe zonën bregdetare të Vlorës, duke boshatisur plazhet. Sipas metereologëve, nesër pritet të ketë sërish mot me diell në bregdet, por temperaturat do të bien me 5 gradë celsius.

R.D/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babuli Tanguli: 21/08/2024 11:18

    Ore shikojini zvaranik qē morēn tokēn me ligjin e kriminelit Enver Hoxha e kryekriminelit Sali Bajga ligjin 7501 e tani duan dhe lek nga taksat e punonjsve qē skan pērfituar asnjē gjē duhet ktyre lloi vemjesh tu japin lek. Se kta jan mēsuar nga brek grisur u bēn zengjin me tokēn e tjetrit.

    Përgjigju
  • Iris: 20/08/2024 01:09

    Kerkojne kompensim nga shteti per vreshtat e prodhimet bujqesore ne oborret e shtepive! Seriozisht e kane keta?! Jo qe duhet te kishin sigurim per prodhimin per raste te tilla,por kur behet fjale per kopshte shtepish e jo sip.te medha,sic kane ngritur traret qe t'ju kacaviren vreshtat,duhet te kishin vendosur dhe trare ku te vendosnin rrjetat qe perdoren ne kesi rastesh si tenda per t'i mbrojtur frutoret e prodhimet nga bresheri(megjithese bota i perdor rrjetat dhe per sip.me te medha).Shteti nuk ju detyrohet asgje!

    Përgjigju
    • Evropa: 20/08/2024 14:47

      A keni degjuar ndonjehere qe te siguroheni per keto gjera qe mjnd te ndodhin. Gjithe evropa ginksionon ne kete menyre, sepse cfare detyrimi ka nje taksapaguas te paguaj taksa per pronen tende. Mendo njhere sikur te jesh nje qytetar qe punon ne ndertim.

    • Osman Shalari: 20/08/2024 14:32

      Iris ka të drejtë

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori