Breshëri të shtënash me armë janë dëgjuar para 30 minutash tek 'Ura e Mifolit', të cilat kanë alarmuar policinë e qarkut Fier dhe Vlorë.
Rreth orës 20:00 në policinë e Vlorës është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatrat e njësisë Novoselë.
Por breshëria është dëgjuar edhe në krahun e Fierit, në fshatrat e Ferrasit. Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se patrullat e policisë po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro por që nuk ka gjurme të armëve dhe sipas informacioneve të shtënat mund të kenë ardhur nga krahu i Fierit.
Patrulla janë ngritur edhe nga ana Fierit, por ata thonë se të shtënat mund të kenë ardhur nga ana tjetër e Vjosës.
Lumi Vjosë dhe konkretisht 'Ura e Mifolit' ndan dy qytetet, Fier dhe Vlorë. Edhe banorët e zonës bëjnë me dije se janë dëgjuar breshëri atomatiku por që është e pa dallueshme nga kanë ardhur.
-
U ngriten mir se ngelen. Me raki e pace
Përgjigju -
97 e moderuar jetojme ... horrorr .
Përgjigju -
Jane rojet e hashashit
Përgjigju -
Policia do solidaritet,dhe duhet bashkëpunim me Qytetarë e Katunarët,që të lajmërojnë rastet e dyshimta e të denoncojnë..
Përgjigju -
Si u ngrit ne kembe, policia ne kembe ishte me masat e COVID. Mund te thoni qe ra ne bythe, jo u ngrit.
Përgjigju-
O vellai i papar fiks loni
-











Komente
Komento