Brexit,me Britaninë jashtë
jo më anglisht,propozimet

Brexit,me Britaninë jashtë<br />jo më anglisht,propozimet
Anglishtja është gjuha e Europës dhe jo vetëm.  Por kur Mbretëria e Bashkuar të dalë nfa Unioni anglisht mund të zhduket si gjuhë e vendeve anëtare.

E ky paralajmërim nuk është një shaka, ai vjen nga Danuta Hubner president e komisionit  të punëve kushtetuese në Parlamentin Europian, e cila është deputete përfaqësuese e Polonisë.

Është e vërtetë që të gjithë banorët e Unionit, në korridoret e Bruskelit e në Strasburg komunikohet me gjuhën e Shekspir.

Por BE ka aktualisht 24 gjuhë shprehet Hubner mes tyre edhe anglishtja ku britania e identifikon si gjuhë zyrtare. Por në momentin që Britania del nga unioni  është e pashmangshme  që edhe gjuha  të dalë. 

Paralajmërimi ndodhi edhe pak ditë më parë kur ish ministri i jashtëm francez Barnier i ngarkuar me cështjen Brexit u shpreh se do të donte të fliste gjuhën e tij në dokumentet zyrtare, edhe pse njohës i mirë i anglishtes. 

Ndoshta nuk flitet gjuha frënge në negociatatBrexit por ka mundësi që edhe anglishtja të mos jetë gjuha zyrtare në BE.

Komisioni ka nisur të komunikojë tashmë më shumë në frengjisht dhe gjermanisht sidomos edhe në komunikimet me jashtë.  Hubner shprehet se është e vërtetë që anglishtja është gjuha dominante , e për ta ndryshuar gjuhën duhet një votë unanime për vendet anëtare.

Në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia  që vendet të zgjedhin  të përdoret më shumë se një gjuhë, e në këtë mënyrë nëse anglishtja del nga dera atëherë hyn nga dritarja.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin