"Mbretëria e Bashkuar nuk mund të ketë akses në tregun e përbashkët të BE nëse nuk garanton lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve në brendësi të kufijve të saj". Ka qënë kjo deklarata që dha kancelarja gjermane Merkel duke iu përgjigjur kryeministres britanike Theresa May e cila gjatë kongresit të së dielës u shpreh se do të kishte limite të qarkullimit brenda Britanisë.
Po ashtu ka qënë kjo përgjigjia e kancelares Merkel pas deklaratës shokuese të ministres së brendshme Amber Rud e cila kërkoi që kompanitë të bënin një listë të punëtorëve të huaj të cilët sipas saj u marrin punënë qytetarëve britanikë.
“Nëse nuk themi se aksesi i plotë në tregun e përbashkët është i kufizuar atëherë çdokush në Europë do të bëjë atë çka dëshiron” tha kancelarja gjermane gjatë një takimi me sipërmarrësit në Berlin duke shtuar se procesi i daljes së Britanisë nga BE e njohur si Brexit nuk do të jetë aspak i lehtë.
Pak ditë më parë, kryeministrja britanike May e cila emigracionin e ka prioritet deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të aktivizojë formalisht procedurat e daljes nga BE në mars të këtij viti. Në 23 qershor të këtij viti qytetarët britanikë votuan në referendum për të qënë jashtë unionit dhe një vendim i tillë sigurisht do të kishte pasoja.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO