Brexit, nëse Londra rrezikon të qajë, Brukseli nuk do të buzëqeshë

Brexit, nëse Londra rrezikon të qajë, Brukseli nuk do të buzëqeshë

Në një shkrim të botuar në ‘Reuters’, analisti Toby Melville duke kujtuar fjalët e Ministrit të jashtëm britanik Dominic Raab "Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE pa një marrëveshje nëse Brukseli nuk ndryshon qëndrimet e tij", thotë se brenda dy vitesh paundi do të rrënohet.

Nëse qëndrimi i BE, tha Raab, ‘është se nuk mund të ketë ndryshime në një marrëveshje të refuzuar tre herë në Parlament, atëherë ne do të dalim sipas kushteve të Organizatës Botërore të Tregtisë’.

Tensionet për Brexit kanë bërë që monedha britanike të rrëshqasë nën pragun e 1,23 dollarëve.

Shumë investitor thonë se një Brexit pa marrëveshje do të provokonte një valë shoku që do të jetë i aftë për të goditur ekonominë britanike, duke minuar tregjet financiare dhe duke dobësuar pozicionin e Londrës si një qendër financiare ndërkombëtare.

Duket se dhe planet e shpenzimeve të shpallura nga Boris Johnson nuk i pastrojnë retë.

"Në fjalimin e tij  në Manchester, Johnson premtoi një shpërndarje prej 3 miliardë e 600 milion paundësh për të ndihmuar zonat që po përjetojnë depresion ekonomik në Mbretërinë e Bashkuar - tha Kevin Matthews nga Universiteti ‘George Mason’.

Premtime të tjera përfshijnë ngritjen e pagave për policët që operojnë në rrugë dhe uljen e taksave për më të pasurit, kryesisht mbështetës të Partisë Konservatore.

Por problemi për Johnson është diku tjetër, te deklarata e tij që nëse Britania nuk merr marrëveshjen që dëshiron, do të largohet nga Bashkimi Europian në muajin tetor, gjë e cila sipas gjithë parashikimeve, do ta çojë vendin në reçension dhe mund të shkurtojë financat publike me rreth 30 miliardë paund në vit.

Por nëse Londra rrezikon të qajë, Brukseli nuk do të buzëqeshë. Një raport i Konfederatës së industrialistëve britanikë shprehet se as Bashkimi Evropian nuk do të ishte gati për një Brexit pa marrëveshje.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja