“Kompanitë duhet të bëjnë një listë të punëtorëve të huaj” është kjo deklarata shokuese që dha  ministrja e punëve të brendshme në Britani, Amber Rudd.  Këto deklarata vijnë pak muaj  pasi  Mbretëria e Bashkuar votoi në referendum për të qënë jashtë BE .

Ka shumë punëtorë të huaj në Britani duke thënë se ka edhe shumë student të huaj. Të gjithë ata u marrin vende qytetarëve britanikë. Nuk është e nevojshme vetëm të vendosim limite mbi emigracionin. Është e nevojshme që cdo kompani të publikojë listat e kombësive të punëtorëve  në mënyrë që të gjithë të dinë sesa janë britanikë dhe sa jo” u shpreh ministrja sipas së cilës një veprim i tillë do t’i shtynte kompanitë të punësonin më shumë britanikë.

Ndërkohë partia laburiste i cilësoi këto deklarata një ksenofobi të rrezikshme. “ Nuk jam raciste” u shpreh ministrja e cila ka marrë pozicionin që deri dje e kishte kryeministrja May.
 
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)