Brexit,qeveria humb me artikullin
50, duhet ta votojë parlamenti

Brexit,qeveria humb me artikullin<br />50, duhet ta votojë parlamenti
Parlamenti duhet të votojë  nëse Britania  mund të nisë procesin e Brexit, daljen e  Mbretërisë nga Unioni Europian, është ky vendimi që dha gjykata e lartë, njofton BBC.
Gjykata vendosi që qeveria nuk ka pushtetin për të fuqizuar Artikullin pa miratimin e paralamentit dhe votën e kryeministrit.
 
Kjo do të thotë që qeveria nuk mund të ndërmarrë asnjë hap sa i përket artikulli 50 të Lisbonës ku përcaktohen hapat  dhe bisedimet për largimin nga unioni. 

Kryemnistrja Theresa May  u shpreh se  referendum nënkuptonte që nuk ishte e nevojshme vota e kryeministrit, por  zgjedhësit e quan këtë jo kushtetuese.  Qeveria pritet ta apelojë këtë vendim në Gjykatën Supreme.

E një vendimi i tillë i  Gjykatës së Lartë është një goditje e madhe për kryeministren Theresa May dhe të gjithë bashkëpunëtorët e fushatës pro Brexit.

Por për Gjykatën e Lartë, e cila në fund jep edhe verdiktin: ligji më themelor i Kushtetutës në Mbretërinë e Bashkuar është se Parlamenti është sovran. 

Sipas saj, qeveria nuk mund të veprojë e vetme dhe të shfuqizojë të ashtuquajturin neni 50 i Bashkimit Europian, i cili thotë se çdo shtet anëtar mund të largohet pa miratimin unanim të Parlamentit. 


May ishte shprehur se ajo do të aktivizonte Artikullin 50 në fund të marsit.  Kujtojmë se në referendumin e 23 qershorit britanikët votuan për të dalë jashtë unionit .

Redaksia online 
(E.M/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin