Brexit/ Reagimet e krerëve të Bashkimit Evropian

Brexit/ Reagimet e krerëve të Bashkimit Evropian

Pedro Sanchez dhe Emmanuel Macron

Ditën e djeshme më në fund është arritur marrëveshja tregtare post Brexit, finalizimin e saj e kanë mirëpritur edhe krerët e shteteve evropiane.

Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel ka reaguar për arritjen historike të kësaj marrëveshje. “Me marrëveshjen ne krijojmë bazën e një kapitulli të ri të marrëdhënies sonë. Britania e Madhe do të mbetet një partner i rëndësishëm i Gjermanisë, ashtu edhe i BE-së, edhe përse ndodhet jashtë Evropës”.

“Marrëveshja me Britaninë se Madhe është esenciale. Përmes saj ne do të mbrojmë qytetarët, peshkatarët dhe prodhuesit tanë”, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

Giuseppe Conte, kryeministri Italian ka shprehur gjithashtu urimet e tij për arritjen e kësaj marrëveshje duke thënë se Britania do të jetë një partner i rëndësishëm për Italinë edhe BE.

“Ne e mirëpresim marrëveshjen midis BE-së dhe Britanisë së Madhe. Urime Michel Barnier, Ursula von der Leyen dhe ekipet e tyre. Spanja dhe Britania e madhe do të vazhdojnë dialogun për të arritur marrëveshjen mbi Gjibraltarin”, tha kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez.

Antonio Costa, kryeministri i Portugalisë tha se “Ne mirëpresim ngrohtësisht marrëveshjen e arritur me Mbretërinë e Bashkuar mbi marrëdhëniet me BE nga 1 janari. Mbretëria e Bashkuar do të mbetet një aleat dhe një partner i rëndësishëm për ne.Ky është një lajm I shkëlqyer se një marrëveshje mbi një partneritet të ri mes BE-së dhe Britanisë është arritur pas negociatave të vështira. Unë e mirëpres marrëveshjen që Michel Barnier dhe Ursula von der Leyen kanë negociuar me Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ofron perspektivë për të ruajtur marrëdhënien tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit.

"Në fund të fundit, ka vetëm një gjë që ka rëndësi për mua, sigurimi i mbrojtjes më të mirë të mundshme për interesat ekonomike të Belgjikës. Ne duhet t'i mbrojmë kompanitë tona belge nga konkurrenca e pandershme britanike”, tha kryeministri I Belgjikës Alexander De Croo.

"Kjo marrëveshje do të mbrojë interesat e kompanive dhe qytetarëve rumunë - objektivat kryesore të Rumanisë gjatë këtyre negociatave", ka thënë presidenti I Rumanisë Klaus Iohannis.

"Lajm i mirë për të dyja palët. Faleminderit për Ursula von der Leyen dhe Michel Barnier”, tha Igor Matoviç kryeministri I Sllovakisë.

"Jam shumë i lumtur që negociatat më në fund çuan në një rezultat. Një marrëveshje midis BE dhe Britanisë është një themel i rëndësishëm për marrëdhëniet tona të ardhshme.", tha Stefan Lofven kryeministri I Suedisë.

Pas muajsh të tëra konfliktesh  Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord për një marrëveshje tregtare pas Brexit. Marrëveshja do të jetë një lehtësim i madh për bizneset dhe publikun mes shqetësimeve  për një skenar pa marrëveshje, i cili do të kishte prishur historikisht lidhje të ngushta tregtare nga fillimi i vitit të ardhshëm.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja