Brexit/ Arrihet marrëveshja mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë arritur më në fund një marrëveshje tregtare pas Brexit pas muajsh të tëra me negociata tejet të vështira theksojnë burime nga Mbretëria e Bashkuar.

Pas muajsh të tëra konfliktesh Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord për një marrëveshje tregtare pas Brexit, duke vulosur daljen e vendit nga blloku.

Në një konferencë të parë për median presidentja e komisionit Evropain Ursula Von der Leyen theksoi se Evrpopa fitoi me këtë marrëveshje.

“Negociatat ishin tejet të vështira. Kishte shumë gjëra në lojë. Unë besoj se kjo marrëveshje është edhe në  interes të të dyja palëve. Ne mund ta hedhim pas krahëve BREXIT. Në këtë marrëveshje është e rëndësishme të tregohet se qëndrimet e Bashkimit Evropian ishin unikë.”

Von Der Leyen theksoi se do të vazhdojë bashkëpunojë me Britaninë e Mesdhe ndhe tregoi se BE ka një fond për 5 milion euro për të mbështetur ekonomitë e prekura nga tregu.

Ndërkohë që Michel Barnier, kryenegociatori i BE për Brexit, u shpreh se tanimë ora nuk po i afrohet fundit...

Ndërkohë që qeveria britanike në një deklaratë për median theksohet se qeveria britanike i mbajti premtimet e dhëna ndaj qytetarëve.

"Gjithçka që u premtua publikut britanik gjatë referendumit 2016 dhe në zgjedhjet e përgjithshme vitin e kaluar është arritur në këtë marrëveshje. Ne kemi marrë përsëri kontrollin e parave tona, kufijve, ligjeve, tregtisë dhe ujërave tona të peshkimit. Marrëveshja është një lajm fantastik për familjet dhe bizneset në çdo pjesë të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në deklaratën e qeverisë britanike.

Duke shprehur edhe njëherë kënaqësinë se vendi ka arritur më në fund pavarësinë ekonomike dhe politike në 1 Janar 2021.

"Ne e kemi dorëzuar këtë marrëveshje të madhe për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në një kohë rekord, dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira, e cila mbron integritetin e tregut tonë të brendshëm dhe vendin e Irlandës së Veriut.”

Marrëveshja do të jetë një lehtësim i madh për bizneset dhe publikun mes shqetësimeve  për një skenar pa marrëveshje, i cili do të kishte prishur historikisht lidhje të ngushta tregtare nga fillimi i vitit të ardhshëm.

 

Boris Johnson dhe Ursula Von Der Leyen

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:44
Brexit: Çfarë duhet të dini në lidhje me largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE?

Që kur Britania e Madhe u largua nga BE në 31 Janar, të dy palët kanë folur për atë që duhet të jenë rregullat e reja të biznesit mes tyre.

Kush janë BE dhe Brexit?

BE-ja përbëhet nga 27 vende evropiane. Qytetarët e BE-së janë të lirë të jetojnë dhe punojnë në vendet e tjera të bllokut dhe firmat në ato vende mund të blejnë dhe shesin mallrat e njëri-tjetrit pa kontrolle ose taksa shtesë në kufij.

Britania e Madhe ishte vendi i parë që u largua nga BE dhe kjo ishte e njohur si Brexit.

Çfarë është kjo marrëveshje?

Marrëveshja përmban rregulla të reja për mënyrën se si Britania e Madhe dhe BE do të jetojnë, punojnë dhe tregtojnë së bashku, nisur nga 1 Janar 2021.

Marrëveshja do të thotë:

Asnjë tarifë për mallrat e njëri-tjetrit kur ato kalojnë kufijtë - të njohur si tarifa - për të ulur koston e tregtisë.

Nuk do të ketë kufizime në sasinë e gjërave që mund të tregtohen.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha se rregullat e konkurrencës - të hartuara për të parandaluar që njëra palë të fitojë një avantazh të padrejtë - "do të jenë të drejta dhe do të qëndrojnë të tilla".

Ajo tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimit Evropian "do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke përfshirë fusha të tilla si ndryshimi i klimës, energjia, siguria dhe transporti".

Sidoqoftë, edhe me marrëveshje, do të ketë disa kontrolle të reja kufitare - kështu që bizneset do të duhet të jenë të gatshëm për ndryshime.

Dhe Britania nuk do të marrë pjesë në programin e shkëmbimit studentor Erasmus.

Ka shumë detaje për të kaluar dhe mund të duhet pak kohë për të kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë marrëveshja në jetën e përditshme, duke përfshirë shkuarjen me pushime ose studimet në BE në të ardhmen.

Sa e rëndësishme është kjo marrëveshje?

BE është partneri më i afërt dhe më i madh tregtar i Mbretërisë së Bashkuar, kështu që arritja e një marrëveshje ishte gjithmonë një përparësi.

Ndërsa Britania e Madhe ishte në BE, kompanitë mund të blinin dhe shisnin mallra përtej kufijve të BE-së pa paguar tarifa. Pa marrëveshje, bizneseve do t'u duhej të fillonin të paguanin këto taksa, të cilat do t'i shtonin kostot e tyre.

Pa  marrëveshje do të nënkuptonte më shumë kontrolle kufitare, të cilat mund të kishin shkaktuar vonesa për kamionët që transportonin produkte.

Po në lidhje me marrëveshjet e tjera tregtare në Mbretërinë e Bashkuar?

Kur Britania e Madhe ishte në BE, ajo automatikisht ishte pjesë e marrëveshjeve tregtare që ka blloku me më shumë se 70 vende.

Që nga largimi nga BE ka bërë marrëveshje me 58 nga ato vende, në mënyrë që të vazhdojë tregtinë në të njëjtën mënyrë. Bisedimet me 10 vende janë ende duke vazhduar, por shumë nga marrëveshjet më të rëndësishme janë bërë.

Mbështetësit e Brexit thonë se largimi nga BE do t'i japë asaj  më shumë liri për të arritur marrëveshje tregtare në të gjithë botën. Kundërshtarët thonë se është më mirë të qëndrosh pranë BE sepse është një partner i rëndësishëm tregtar.

Pse ndodhi Brexit?

Një referendum  u mbajt në qershor 2016, për të vendosur nëse Britania duhet të jetë në BE.

Referendumi fitoi me 52% kundër 48%. Pjesëmarrja në referendum ishte shumë e lartë me 72% dhe më shumë se 30 milion njerëz votuan.

Çfarë ndodh më pas?

Edhe pse marrëveshja është arritur, ajo ende duhet të bëhet e ligjshme.

Që të ndodhë kjo duhet të shikohet dhe miratohet nga të dy parlamentet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës.

Ndërsa është lënë kaq vonë, Parlamenti Evropian nuk do të ketë kohë ta nënshkruaj atë përpara fundit të vitit. Kjo nuk duhet të ndalojë hyrjen në fuqi të marrëveshjes në 1 janar, por do të duhet më shumë kohë përpara se ajo të vuloset zyrtarisht.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mund të thërrasë deputetët gjatë periudhës së Krishtlindjes në mënyrë që të votojë marrëveshjen. Sidoqoftë, nuk do të kishte kohë për të debatuar dhe për të parë detajet nga afër.

Si mund ta themi këtë gjë me një fjali?

Është rënë dakord për një marrëveshje por njerëzit dhe bizneset nuk kanë shumë kohë për t'u përgatitur për ndryshimet që do të fillojnë nga 1 janari.

Çfarë do të thonë fjalët e Brexit?

Vitet e fundit kanë parë shumë fjalë dhe fraza që hyjnë në jetën tonë. Ne nuk i kemi përdorur këtu, por politikanët i përdorin ato.

Ja se çfarë nënkuptojnë disa prej tyre:

Periudha e tranzicionit: Periudha 11-mujore pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE gjatë së cilës kohë MB ka ndjekur rregullat e BE, për të lejuar udhëheqësit të arrijnë në një marrëveshje

Marrëveshja e tregtisë së lirë: Kjo është ajo që BE dhe MB kanë rënë dakord tani - një marrëveshje midis vendeve që inkurajon tregtinë duke hequr qafe barrierat si taksat mbi mallrat

Rregullat e OBT: Nëse vendet nuk kanë marrëveshje të tregtisë së lirë, ato duhet të tregtojnë në përputhje me rregullat e vendosura nga një organ global i quajtur Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), që mund të nënkuptojë taksat mbi mallrat

Ora 16:50
Marrëveshja e post Brexit: Kemi marrë kontroll mbi çdo gjë

Menjëherë pas Von der Leyen ka dalë në konferencë edhe kryemihnistri britanik Boris Johnson, i cili  u shpreh se Mbretëria e bashkuar ka arritur marrëveshjen më të madhe tregtare deri më tani.

“ Marrëveshja do të lejojë eksportuesit të bëjnë edhe më shumë biznes "me miqtë evropianë. Populli britanik e dinte se ishte e mundur, por atyre u tha se ishte e pamundur. Ne kemi marrë përsëri kontrollin e çdo gjëje dhe titulli të rregullores sonë në një mënyrë që është e plotë dhe e pakufizuar."

Ai u shpreh i lumtur se Juridiksioni i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë do të marrë fund dhe theksoi se qeveria e tij ka qenë e zënë me ngritjen e një sistemi të ri të imigracionit dhe marrëveshjeve të reja tregtare.

Marrëveshja do të jetë një lehtësim i madh për bizneset dhe publikun mes shqetësimeve  për një skenar pa marrëveshje, i cili do të kishte prishur historikisht lidhje të ngushta tregtare nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Johnson tha "Kjo marrëveshje mbi të gjitha do të thotë siguri, për industrinë e aviacionit, transportuesit ... policinë, forcat kufitare dhe të gjithë ata që na mbajnë të sigurt. Kjo do të thotë siguri për shkencëtarët tanë të cilët do të jenë në gjendje të punojnë së bashku në projekte të mëdha kolektive. Por mbi të gjitha kjo do të thotë siguri për biznesin. Do të jemi një shtet i pavarur bregdetar me kontroll të plotë të ujërave tona ".

Ndërkoë që theksoi se komunitetet e peshkimit do të ndihmohen me 100 milion £ për të modernizuar flotat e tyre.

Ora 15:57
Arrihet marrëveshja post Brexit: BE, Mbretëria e Bashkuar bien dakord pas muajsh të gjatë diskutimesh

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë arritur më në fund një marrëveshje tregtare pas Brexit pas muajsh të tëra me negociata tejet të vështira theksojnë burime nga Mbretëria e Bashkuar.

Pas muajsh të tëra konfliktesh  Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord për një marrëveshje tregtare pas Brexit, duke vulosur daljen e vendit nga blloku.

Marrëveshja do të jetë një lehtësim i madh për bizneset dhe publikun mes shqetësimeve  për një skenar pa marrëveshje, i cili do të kishte prishur historikisht lidhje të ngushta tregtare nga fillimi i vitit të ardhshëm.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia