Ambasadori amerikan në Mbretërinë e Bashkuar Woody Johnson e përshkroi të premten si "një ditë historike për Britaninë", duke shtuar se vendi i tij mezi pret të arrijë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Mbretërinë e Bashkuar.
"Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, unë dëshiroj t'i uroj Mbretërisë së Bashkuar çdo sukses ndërsa shënoni një rrugë të re jashtë Bashkimit Evropian. Amerika ndan optimizmin dhe entuziazmin tuaj për shumë mundësi që do të sjellë e ardhmja", shkroi ai në një deklaratë.
"Presidenti Donald J. Trump ka mbështetur prej kohësh vendimin sovran të Mbretërisë së Bashkuar për t'u tërhequr nga Bashkimi Evropian. Tani që Mbretëria e Bashkuar është përsëri në kontrollin e politikës së saj tregtare, ne mezi presim të arrijmë një Marrëveshje të gjerë të Tregtisë së Lirë që do të rrisë prosperitetin dhe të krijojë punë në të dy vendet tona.”, theksoi më tej ambasadori, ndërsa shtonte se: "Ekzistojnë shumë sfida globale me të cilat përballemi, por ne përballemi me to, si kurdoherë, së bashku. Padyshim që do të ketë mosmarrëveshje herë pas here në lidhje me zgjidhjet më të mira për problemet më të mëdha – një gjë e tillë pritet edhe mes miqve. Por kjo është një aleancë e krijuar në historinë tonë të përbashkët dhe vlerat tona të përbashkëta. Kjo është një marrëdhënie e veçantë e cila do të qëndrojë, lulëzojë dhe rritet edhe më e fortë në këtë epokë të re emocionuese që Britania po fillon tani."
Lajmi kryesor:
Brexit u krye! Mbretëria e Bashkuar më në fund është larguar nga Bashkimi Evropian
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i ri i Këshillit Evropian pritet të takojë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor
27 Nëntor, 17:03
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Europian, mandati nis më 1 dhjetor
27 Nëntor, 16:23
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Ekonomia gjermane në prag të recesionit
27 Nëntor, 08:54
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor, 13:39
-
Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!
26 Nëntor, 11:23
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor, 16:45
-
Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër! Lideri Suprem i Iranit: Netanyahu dhe ministri i tij duhet të dënohen me vdekje
25 Nëntor, 08:12
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27