Brexit u krye! Mbretëria e Bashkuar më në fund është larguar nga Bashkimi Evropian

Brexit u krye! Mbretëria e Bashkuar më në fund është larguar nga Bashkimi Evropian

Më shumë se tre vjet pasi populli britanik votoi në një referendum, Mbretëria e Bashkuar është larguar më në fund zyrtarisht nga Bashkimi Evropian rreth orës 11 p.m. të kësaj të premte.

Largimi i jep fund viteve të grindjeve politike që herë pas here kanë paralizuar Westminsterin, dhe i kanë dhënë fund udhëheqjes së dy kryeministrave, duke larguar nga parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar  shumicën më të madhe Konservatore që nga vitet e qeverisjes së Margaret Thatcher.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë që u tërhoq nga Bashkimi Evropian në historinë e tij, duke mbyllur një kapitull 47-vjeçar të anëtarësimit të vendit në bllok. Tani ajo qëndron përpara një periudhë 11-mujore të tranzicionit, e cila pritet të jetë dhe një periudhë e zgjatur e negociatave tregtare me BE-në.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson iu drejtua kombit më parë në një fjalim të para-regjistruar, duke i bërë thirrje vendit të festonte një "agim të ri" të pavarësisë dhe duke u zotuar të jep premtimet e Brexit: "Qoftë kjo duke kontrolluar imigracionin ose duke krijuar freeports, duke çliruar industrinë e peshkimit, apo edhe bërjen e marrëveshjeve të tregtisë së lirë. "

Por momenti kaloi me pak fanatizëm - një orë për të bërë numërimin mbrapa u vendos në 10 Downing Street, pasi iniciativa e qeverisë për të tingëlluar këmbanat e orës së famshme të Londrës, Big Ben, ishte e pasuksesshme( sepse është duke u riparuar). Megjithatë, kjo ka qenë një ditë e ndarë. Jo të gjithë njerëzit i'u janë bashkuar festimeve. 

Udhëheqësit evropianë, po ashtu, shprehen keqardhje për humbjen e Mbretërisë së Bashkuar, vendi i parë që u largua në historinë e BE, por kërkuan një të ardhme të ndritshme për 27 anëtarët e saj të mbetur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:22
Brexit, reagon ashpër udhëheqësja skoceze: Do ta kthej Skocinë në BE si vend të pavarur

1580538455_skoci.jpg

Jo vetëm qytetarët kanë qenë të zhgënjyer pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Nicola Sturgeon, liderja e Partisë Kombëtare Skoceze, po ashtu ka reaguar ashpër. Përmes një statusi në Twitter, Sturgeon është zotuar ta kthejë Skocinë në Bashkimin Evropian si një vend i pavarur.

Kujtojmë se, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka refuzuar t'i japë Skocisë një tjetër votë për pavarësinë.

Skocia votoi kundër pavarësisë në një referendum në 2014, por nacionalistët atje kanë argumentuar se Brexit ka dhënë shkak për një votim të ri.

Ora 04:47
Boris Johnson bën thirrje për unitet: Brexit, fillimi i një epoke të re. Koha të lëshojmë fuqinë e këtij vendi për një jetë më të mirë

Kryeministri Boris Johnson ka ndarë vizionin e tij për një Britani të Madhe pas Brexit, ku përmes një fjalimi drejtuar kombit, i ka bërë thirrje vendit të festojë një "agim të ri" të pavarësisë.

Në një fjalim të para-regjistruar të transmetuar një orë para se kombi të largohej zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, Johnson tha se ky është një moment "rinovimi dhe ndryshimi i vërtetë kombëtar", ndërsa premtoi një vend më të barabartë për shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar  në të gjithë mbretërinë.

Ai gjithashtu shtoi se ishte momenti për të dhënë premtimet e Brexit, pasi që një periudhë 11-mujore tranzicioni e negociatave qëndron përpara, përpara se vendi të mund të çlirohet plotësisht nga blloku.

"Ky është momenti kur agimi prishet dhe perdja ngrihet në një akt të ri në dramën tonë të madhe kombëtare", u shpreh ai.

"Dhe po, kjo është pjesërisht për përdorimin e këtyre fuqive të reja - këtë sovranitet të rimarrë – që të ofrojmë ndryshimet që njerëzit votuan pro, pavarësisht nëse kjo arrihet përmes kontrollit të imigracionit, krijimit të një freeporti, çlirimit të industrisë sonë të peshkimit, apo bërjes së marrëveshjeve të tregtisë së lirë. Ose thjesht bërja e ligjeve dhe rregullave tona për të mirën e njerëzve të këtij vendi”, theksoi ai.

"Dhe sigurisht që unë mendoj se kjo është gjëja e duhur dhe e shëndetshme dhe demokratike, sepse për të gjitha pikat e saj të forta dhe për të gjitha cilësitë e saj të admirueshme, BE ka evoluar mbi 50 vjet në një drejtim që nuk i përshtatet më këtij vendi. Dhe ky është një gjykim që ju, njerëzit, tani e keni konfirmuar në votime, jo një, por dy herë.

Dhe për më tepër ky moment është më i madh se kaq. Nuk është thjesht për disa masa ligjore, është momenti i një bashkimi kombëtar dhe ndryshimi. Ky është agimi i një epoke të re, në të cilën mundësitë tuaja, mundësitë e familjeve tuaja nuk duhet të varen nga fakti se në cilën pjesë të territorit të këtij vendi jeni rritur. Ky është momenti kur ju vërtet të filloni të bashkoheni…"

“Nëse ne punojmë si duhet, ne do të rritemi jo vetëm kombëtarisht, por edhe ndërkombtarisht- dhe me diplomacinë tonë, luftën tonë kundër ndryshimeve klimaterike, fushatat tona për të drejtat e fëmijëve- ne do të zbulojmë muskuj të cilat nuk i kemi përdorur për dekada me radhë, pra fuqia e mendimit të pavarur dhe veprimit. Jo sepse ne duam t’i marrim diçka përmes saj miqve tanë të Bashkimit Evropian. Sigurisht që jo. Ne duam që ky të jetë fillimi i një epoke të re bashkëveprimi miqësor midis BE-së dhe një Britanie energjike, një Britanie e cila është njëkohësisht një fuqi e madhe evropiane dhe globale.

Dhe kur shoh asetet e mëdha të këtij vendi, inxhinerët tanë, universitetet tona që janë të parat në gjithë botën, forcat tona ushtarake… kur unë shoh potencialin e këtij vendi, duke pritur të çlirohet,unë e di që në mund ta kthejmë këtë mundësi në një sukses të mahnitshëm. Dhe ciladoqofshin pengesat në rrugë, unë e di që ne mund t’ia dalim.

Ne i jemi bindur vullnetit të njerëzve. Kemi marrë pas mjetet e vetëqeverisjes dhe tashmë është koha për të përdorur ato mjete, për të lëshuar potencialin e plotë të këtij vendi të mrekullueshëm dhe të bëjmë më të mirë jetën e kujtdo në çdo cep të Mbretërisë së Bashkuar”, përfundon fjalimin e tij Johnson.

Ora 04:30
Brexit, SHBA mbështet Mbretërinë e Bashkuar: Ndajmë optimizmin dhe entuziazmin tuaj, gati për një marrëveshje tregtare mes dy vendeve

1580528761_Capture.PNG

Ambasadori amerikan në Mbretërinë e Bashkuar Woody Johnson e përshkroi të premten si "një ditë historike për Britaninë", duke shtuar se vendi i tij mezi pret të arrijë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Mbretërinë e Bashkuar.

"Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, unë dëshiroj t'i uroj Mbretërisë së Bashkuar çdo sukses ndërsa shënoni një rrugë të re jashtë Bashkimit Evropian. Amerika ndan optimizmin dhe entuziazmin tuaj për shumë mundësi që do të sjellë e ardhmja", shkroi ai në një deklaratë.

"Presidenti Donald J. Trump ka mbështetur prej kohësh vendimin sovran të Mbretërisë së Bashkuar për t'u tërhequr nga Bashkimi Evropian. Tani që Mbretëria e Bashkuar është përsëri në kontrollin e politikës së saj tregtare, ne mezi presim të arrijmë një Marrëveshje të gjerë të Tregtisë së Lirë që do të rrisë prosperitetin dhe të krijojë punë në të dy vendet tona.”, theksoi më tej ambasadori, ndërsa shtonte se: "Ekzistojnë shumë sfida globale me të cilat përballemi, por ne përballemi me to, si kurdoherë, së bashku. Padyshim që do të ketë mosmarrëveshje herë pas here në lidhje me zgjidhjet më të mira për problemet më të mëdha – një gjë e tillë pritet edhe mes miqve. Por kjo është një aleancë e krijuar në historinë tonë të përbashkët dhe vlerat tona të përbashkëta. Kjo është një marrëdhënie e veçantë e cila do të qëndrojë, lulëzojë dhe rritet edhe më e fortë në këtë epokë të re emocionuese që Britania po fillon tani."

Ora 04:06
"Është një vendim katastrofik..."/ Jo të gjithë festojnë Brexit

Referendumi i Brexit në vitin 2016 e la Mbretërinë e Bashkuar të përçarë ashpër. Pesëdhjetë e dy përqind e votuesve zgjodhën të largohen nga Bashkimi Evropian, duke lënë pas 48% të tyre të cilët votuan të qëndrojnë.

Ndërsa shumica festojnë sot, pjesa tjetër shohin me keqardhje largimin.

Samantha Barber, një biznesmene nga Skocia, pjesë e bordit të ndërmarrjeve shumëkombëshe evropiane vendosi që momentin e largimit ta kalonte në Bruksel në shenjë ‘proteste’, për të festuar më mirë lidhjet mes Britanisë me BE sesa ndarjen.

"Vendosa këtë mëngjes totalisht në mënyrë impulsive që të isha në Bruksel këtë mbrëmje. Rezervova një fluturim nga Edinburgh, dhe menjëherë erdha këtu. Do të falënderojë BE për të gjitha mundësitë që më ka dhënë në arsimin dhe karrierën time”, u shpreh ajo për CNN.

Ndërkaq, një tjetër mbështetëse e Brexit u shpreh se njerëzit janë duke festuar një vendim katastrofik këtë mbrëmje dhe se ky ishte një moment i trisht.

“Në këtë moment kam një përzjerje trishtimi e zemërimi, por po e përmbaj veten sonte sepse kam frikë nga reagimi i turmës. Do të presim deri në ditën kur njerëzit të kuptojnë se ky është një vendim katastrofik",-tha ajo.

 

Ora 03:35
“Duke parë veten në TV, dhe shijuar alkool...”, ja si e kaloi Johnson momentet e fundit të Brexit

1580526196_johnson.PNG

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka qenë prej kohësh në zemër të lëvizjes Brexit. Udhëtimi i tij për në “10 Downing Street” dhe përfundimisht dorëzimi i Brexit dukej ndonjëherë i pamundur. Por, si e festoi ai momentin e madh?

Në vend që të t’iu gëzohej festimeve, Johnson vendosi të mbante vetë një party në “10 Downing Street” për ministrat e kabinetit të tij dhe këshilltarët që punuan së bashku me të për të realizuar Brexit sipas mënyrës së tij.

“Ata do të shikojnë transmetimin regjistruar të Johnson-it për kombin, në të cilin ai do të thotë:

“Puna jonë si qeveri - puna ime - është ta bëjmë bashkë këtë vend dhe të na çojë përpara ”. Më pas ata do të kthehen të pinë verë të gazuar angleze, sesa shampanjë”, është shprehur një burim për CNN.

Johnson tronditi politikën britanike kur ai kundërshtoi kryeministrin e atëhershëm David Cameron duke i’u bashkuar me fushatës për të lënë Bashkimin Evropian. Vendimi i Johnson për t’u shkëputur nga pozicioni zyrtar i qeverisë për të qëndruar ishte ndoshta momenti i vetëm më i rëndësishëm në Mbretërinë e Bashkuar duke votuar përfundimisht për largimin.

Ora 03:14
Me Brexit Britania e Madhe i la 'lamtumirën' BE-së, por ja historia e saj brenda Unionit përmes numrave

1580524511_referendum.PNG

Mbretëria e Bashkuar është larguar më në fund zyrtarisht mbrëmjen e kësaj të premte nga Bashkimi Evropian, me shënimin e akrepave të orës 00:00. Mirëpo, përderisa një gjë e tillë ndodhi, njihuni më poshtë me historinë e saj të anëtarësimit përmes numrave:

47

Numri i viteve që Mbretëria e Bashkuar ka qenë në Bashkimin Evropian, ose në paraardhësin e saj, Komuniteti Ekonomik Evropian. Këto vite janë të barabarta me 17,197 ditë.

10

Numri i kryeministrave të ndryshëm që Mbretëria e Bashkuar ka pasur në atë kohë (Heath, Wilson, Callaghan, Thatcher, Major, Bler, Brown, Cameron, May, Johnson). Tre prej tyre kanë qenë në tre vitet e gjysmë të fundit. Gjatë kësaj kohe ka qenë vetëm një monark, Mbretëresha Elizabeta II.

51,89

Përqindja e votave për largimin nga Bashkimi Evropian. Përqindja është e barabartë me 17.41 milion vota.

6

Numri i vendeve në Komunitetin Ekonomik Evropian kur Mbretëria e Bashkuar u bashkua. Anëtarët ishin Franca, Gjermania Perëndimore, Belgjika, Italia, Hollanda dhe Luksemburgu.

27

Numri i shteteve anëtare që do mbeten me largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

3.6 milion

Numri i qytetarëve evropianë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Rreth 1.1 milion qytetarë britanikë jetojnë në 27 vendet anëtare të BE-së.

60

Përqindja e njerëzve britanikë që kanë jetuar tërë jetën e tyre si anëtare të BE-së. Zyra për Statistikat Kombëtare thotë se 39.8 milion njerëz britanikë të gjallë sot kanë lindur në vitin 1973 ose pas tij.

73

Numri i eurodeputetëve që Mbretëria e Bashkuar kohët e fundit në Parlamentin Evropian. Para Brexit ishin 751.

11

Numri i kampionateve të Euro futbollit që janë luajtur ndërsa Mbretëria e Bashkuar ishte një shtet anëtar. Asnjë komb i Mbretërisë së Bashkuar nuk e ka fituar ndonjëherë atë, meqë ra fjala.

47

Numri i konkurseve të këngëve në Eurovizion që janë mbajtur. Mbretëria e Bashkuar ka fituar tre herë - 1976, 1981 dhe 1997 - dhe ka dalë katër herë e fundit.
 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gent: 01/02/2020 14:06

    Ja ban mer se u largun se nuk ka pas vend per ne tani hym ne me shtylla dritash te kalbura e pa uj

    Përgjigju
  • Gjeço: 01/02/2020 12:29

    Perfundimisht Europa u çlirua nga keta, tani do mari fryme lirshem

    Përgjigju
  • Tomk: 01/02/2020 11:53

    Sa mire ja jan ba,

    Përgjigju
  • Kafsha: 01/02/2020 10:17

    Shyqyr me në fund së keta e kanë mbajtur peng Europen me ligje e shtrengime ... me në fund!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)