Brexit/ Tusk: Plani i kryeministres britanike për tregti, nuk do funksionojë
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se plani i kryeministres britanike, për bashkëpunim ekonomik me BE-në, “nuk do të funksionojë”, pasi sipas tij, plane të tilla rrezikojnë shkatërrimin e tregut të përbashkët pas Brexiti
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë plani i kryeministres britanike, Theresa May për bashkëpunim ekonomik me Bashkimin Evropian, “nuk do të funksionojë”. Tusk ka thënë se plane të tilla rrezikojnë shkatërrimin e tregut të përbashkët pas Brexitit. Ai i ka bërë këto deklarata në fund të samitit të BE-së që është mbajtur në Salsburg, me ç’rast liderët e 27 vendeve të BE-së kanë diskutuar për Brexitin.
May ka deklaruar se propozimet e saj janë mënyra “e vetme serioze dhe kredibile” për të anashkaluar një kufi më të ashpër në Irlandën Veriore. Duke iu përgjigjur deklaratave të Tuskut, ajo ka thënë: Po, shqetësimet janë në rritur dhe dua ta di çfarë janë ato”. Ajo ka thënë se “ende ka shumë punë për të bërë”, mirëpo ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar është duke u përgatitur edhe për një Brexit pa marrëveshje.
Britania e madhe pritet të largohet nga BE-ja në, më 29 mars të vitit 2019 dhe të dyja palët janë ende duke tentuar të arrijnë një pakt deri në atë kohë. Palët ende nuk janë pajtuar për disa çështje, duke përfshirë atë se si të mënjanohen kontrollohet në mes të Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës. Tuska ka thënë se muaji tetor, do të jetë “momenti i së vërtetës” për arritjen e një marrëveshjeje, dhe se “nëse krijohen kushtet”, do të mbahen një samit shtesë në muajin nëntor “për ta zyrtarizuar” atë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se “ende duhet punuar shumë” në procesin e Brexitit, mirëpo të 27 vendet e BE-së, “janë të bashkuara se në aspektin e tregut të përbashkët, nuk do të ketë kompromise”. Liderët e bllokut evropian kanë diskutuar planet e Britanisë, të cilat janë prezantuar para tyre nga kryeministrja May në mbrëmjen e së mërkurës në Austri./REL
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë
21 Dhjetor, 16:47
-
BE 30 miliardë € për Ukrainën vitin tjetër! Costa: Koha për ta forcuar
20 Dhjetor, 08:47