Brexit/Backstop, Dublini hedh poshtë krijimin e qendrave e zhdoganimit në kufi

Brexit/Backstop, Dublini hedh poshtë krijimin e qendrave e zhdoganimit në kufi

Një hipotezë jashtë diskutimit. Ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney, ka hedhur poshtë propozimin që qeveria e Londrës po përgatitet të paraqesë para negociuesve të Brukselit, për të kapërcyer nyjen e vështirë të të ashtuquajturës Back stop në kufirin midis Irlandës dhe Irlandës Veriore, përmes krijimit të qendrave të zhdoganimin në të dy anët e kufirit. Një hipotezë që ‘Downing Street’ do ta zyrtarizojë me shpresën se do të mund të mbyllë një marrëveshje deri më 19 tetor dhe që do të shpëtojë divorcin me BE.

Sipas qeverisë irlandeze, nuk do të ketë asnjë ‘Back Stop’ por një lloj zone ekonomike, kufijtë e së cilës do të përkonin me ato të gjithë Irlandës dhe që do të lejonin produktet bujqësore të lëviznin lirshëm.

Në funksion të takimit në 17 tetor, ‘Downing Street’ synon të kërkojë nga Brukseli që të përjashtojë vonesat në afatin e 31 tetorit, një mënyrë për të anashkaluar ligjin e aprovuar nga parlamenti britanik që detyron Johnson të kërkojë një shtyrje të Brexit në rast mosmarrëveshjeje me Bashkimin Europian.

Presioni mbi Boris Johnson po rritet po të kemi parasush se më 17 tetor BE do organizojë një samit mbi Brexit, ku kryeministri britanik  do të bëjë të fundit 'lojë'  për një marrëveshje me Brukselin

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur