Komedia amerikane e prodhuar rreth 10 vite më parë ’40 vjeç dhe i virgjër’ pavarësisht se në shumë vende u prit shumë mirë, për Kinën është një realitet tepër i dhimbshëm.
Në Kinë janë të shumtë meshkujt e moshës 40 vjeç që nuk kanë pasur asnjë lloj kontakti me femrat dhe janë ende të virgjër.
“Kur je i ri trembesh nga refuzimi dhe vendos të mos e provosh fare. Shumë njerëz shtiren sikur nuk u pëlqen seksi vetëm se kanë frikë nga dështimi”, thotë 41-vjeçari Takashi Sakai, një ndër meshkuj e shumtë japonezë që nuk kanë kryer asnjëherë seks.
Ai thotë se i admiron femrat, por tashmë ai është në një moshë që nuk “ia ka idenë se si duhet të kapësh një femër”.
Por ky nuk është një problem vetëm i Takashi Sakait.
Sipas një vëzhgimi të 2010 nga Instituti Kombëtar i Popullsisë dhe Sigurisë në Japoni, çereku i meshkujve të moshës mbi 30-vjeçarë ne Japoni janë të virgjër, tre përqind më shumë se sondazhi i 1992.
Ky fenomen ka sjellë edhe ngadalësimin e rritjes së popullsisë në këtë vend.
“Shumë meshkuj duket se kanë humbur vetëbesimin. Situata për meshkujt japonezë është bërë shumë konkurruese dhe e vështirë”, thotë Shingo Sakatsume, një aktiviste japoneze.
Ajo shton se një ndër arsyet që çon në shtimin e këtij fenomeni është se në Japoni nuk jepen mësime edukuese për lidhjet apo takimet romantike dhe si duhen krijuar ato.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com