Brian D. Joseph, studiuesi amerikan i pasionuar pas shqipes, bëhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Brian D. Joseph, studiuesi amerikan i pasionuar pas shqipes, bëhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Brian D. Joseph merr diplomën nga Skënder Gjinushi

Albanologu i mirënjohur amerikan, Brian D. Joseph është bërë anëtar i Akademisë së Shkencave.  Ceremonia e dorëzimit të diplomës së albanologut Brian D. Joseph u mbajt ditën e sotme në sallën "Aleks Buda" në Akademinë e Shkencave. Brian D. Joseph u pranua anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me vendim të Asamblesë më 27 nëntor 2021.

Ceremoninë e çeli prof.dr. Aristotel Spiro, që paraqiti kontributet shkencore të albanologut amerikan Brian D.Joseph. Ai e quajti Brian D.Joseph, nga mendjet më të ndritura të albanologjisë moderne që me mprehtësinë e mendimit të tij ai ka rishikuar dhe saktësuar mjaft nga konceptet bazë të gjuhësisë teorike dhe ka kontribuuar që këto koncepte të perceptohen në një mënyrë më realiste

Vetë Brian D. Joseph paraqiti ligjëratën akademike “Rëndësia e shqipes për mua dhe për të gjithë: jeta ime me gjuhën shqipe dhe me gjuhësinë shqiptare”.

Ai e përcaktoi studimin e gjuhës shqipe me rëndësi të veçantë në njohjen e zhvillimit të njerëzimit dhe profilit të vetë shqipes në trungun e gjuhëve indeuropiane.

"Jam thellësisht i nderuar që jam emëruar Anëtar Nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke njohur kërkimet e mia në historinë dhe strukturën e gjuhës shqipe përgjatë disa dhjetëvjeçarëve të fundit. Për mua, t’i bashkohem radhës së shkencëtarëve të shkëlqyer që përfaqësojnë Akademinë, e ndër ta albanologëve më të shquar, është një njohje që as do të mund ta kisha ëndërruar para më se dyzetë vjetësh, kur iu futa studimit të shqipes si një mënyrë për të zgjeruar kuptimin tim për gjuhët ballkanike dhe për konvergjencën gjuhësore që ato shfaqin. Meqenëse në studimin e Ballkanit arrita më së shumti nga një perspektivë greke, për shkak të përgatitjes sime si helenist, kur u ndërgjegjësova për veçoritë mahnitëse që mund të shihen në gjuhën shqipe, vetëm atëherë fillova të çmoj plotësisht kompleksitetin e kontaktit gjuhësor në këtë pjesë të globit."-tha albanologu amerikan Brian D. Joseph. 

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi i dorëzoi diplomën dhe e përgëzoi për kontributin e tij në hulumtimet akademik dhe kërkimet në terren.

"Brian D. Joseph është gjuhëtar i njohur amerikan, me kontribute të vlerësuara botërisht në studimet indoeuropeistike, ballkanologjike, helenistike dhe albanologjike. Mban titullin profesor i shquar dhe njihet për sukseset e tij shkencore në gjuhësinë krahasimtare dhe në tudimin e dialekteve, ku shqipja ka zënë gjithnjë e më shumë vend me rëndësi. Duke zbatuar metodat moderne të kërkimit shkencor ai i ka lartësuar cilësisht këto disiplina. Prof. Brian D Joseph ka arritur të ndriçojë anë të padukshme të ndryshimit dhe evolucionit gjuhësor, si dhe të teorisë së morfologjisë.

Duke gërshetuar hulumtimin akademik me kërkimin në terren, Brian D. Joseph ka zbuluar anë të panjohura të ndërveprimit të gjuhëve në kufi dhe të rolit të  kontaktit ndërgjuhësor në kontekstin e marrëdhënieve të gjithanshme të shqiptarëve me popujt e tjerë të Ballkanit.

Si vazhdues i traditës më të mirë amerikane të studimeve shqiptare, ai e ka ndikuar për të nxitur dhe vendosur lidhje të qëndrueshme ndër-albanologjike. Shqipja në kontekst të gjuhëve indoeuropiane; shqipja dhe lidhja gjuhësore ballkanike; shqipja dhe gjuhët me ndikim për shkak të fqinjësisë historike; dialektet e shqipes; shqipja në studime krahasimtare, janë disa nga fushat në të cilat Brian D. Joseph shquhet si kontribuues cilësor.

Vetë dhe në bashkëpunim me albanologë, helenistë e indoeuropeistë të shquar ai ka botuar studime të rëndësisë parësore për identitetin, lashtësinë dhe origjinalitetin e gjuhës shqipe, si: Sintaksa e shqipes; Një rikthim tek çështja e origjinës së shqiptarëve; Enigma e fjalëzës shqipe “po”; Zanoret e mesme supletive në shqip në optikën indoeuropiane dhe ballkanike; Shqipja online; Etimologjia e prefiksit “stër” të shqipes). Interesime të rëndësishme për shqipen gjenden edhe në veprat Manual për gjuhësinë krahasuese dhe historike indoeuropiane; Infinitivi në Ballkan në pikëpamjen sinkronike dhe diakronike; Gjuhët ballkanike etj."-tha akad. Gjinushi.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja