Brighton thyen Arsenalin,
Wenger rrezikon shkarkimin

Brighton thyen Arsenalin,<br />Wenger rrezikon shkarkimin<br>
Një tjetër turpërim për Arsenal dhe Arsene Wenger. Brighton i vendeve të fundit e ka mundur me rezultatin 2-1 në “Amex Stadium”. Tashmë do të jetë e pamundur për Arsene Wenger të qëndrojë, klubi po fundoset dhe ka nevojë për një rindërtim nën një trajner të ri.

Vendasit arritën të zhbllokonin rezultatin që në minutën e shtatë pas kombinimit të dy qendërmbrojtësve Dunk dhe Duffy. Brighton mori zemër dhe dyfishoi rezultatin në minutën e 26’ me Glen Murray. Arsenal nuk shihet asgjëkund dhe duket si një skuadër që nuk kërkon të luajë më për trajnerin Wenger.

Por një gol në fund të pjesës së parë nga Aubameyang rihap ndeshjen. Por pas pushimit situata nuk ndryshon. Ndeshja mbetet e barabartë dhe vendasit luftojnë fort për të ruajtur avantazhin dhe tri pikët e  vlefshme në luftën për mbijetesë. Në fund, megjithëse kishte shtatë minuta shtesë, asgjë nuk ndryshoi dhe Arsenal pëson humbjen e tretë radhazi.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron