Brigjet e Greqisë mbushen me trupa emigrantësh të mbytur

Brigjet e Greqisë mbushen me trupa emigrantësh të mbytur

Gjatë 24 orëve të fundit tre trupa të pajetë janë gjetur në plazhet e Rodosit në Greqi.  Pas trupi të parë të gjetur ditën e shtunë pasdite në brigjet mes Afandou dhe Kolymbias edhe dy trupa të tjerë janë gjetur mëngjesin e sotëm. Sipas Radiaki.gr  dy trupat e tjerë janë gjetur njëri në Glystra Afandou ndërsa tjetri në Faliraki pranë hotelit Pegasus.

Dyshohet se tre personat e mbytur janë emigrantë, ku njerit prej tyre i është gjetur edhe një kartë telefonike turke. Viktima që u gjet këtë mëngjes në Faliraki kishte veshur një xhaketë të zezë dhe një kostum të zi, ndërsa trupi i gjetur dje ishte rreth 1.80 metra fizik normal, veshur pantallona të zeza , rrip të zi, këpucë të zeza sportive, këmishë të bardhë. Hetimet po  kryhen nga Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit, ndërsa trupat e tyre do të transferohen për shqyrtim nga mjeku ligjor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja