Brindizi, bombë në shkollë 
vdes studentja, një rëndë 

Brindizi, bombë në shkollë <br />vdes studentja, një rëndë 
BRINDIZI - Mëngjesin e sotëm në Shkollën Profesionale Morvillo Falcone në Brindizi shperthyen dy bomba dhe si pasojë nej studente 16 vjece ka mbetur e vdekur, nje tjeter eshte ne gjendje te rende, ndersa 7 te tjeter kane mbetur gjtihashtu te plagosur, por gjendja e tyre paraqitet me e stabilizuar.  Viktima është Melissa Bassi 16 vjece, e cila ka humbur jetën pasi ka mbërritur në spital. Ndërsa shoqja e saj fillimisht i është nënshtruar nderhyrjeve kirurgjikale por mjeket kane bere te ditur se gjendja e saj eshte mjagt e rende, madje me pare disa media italiane njoftuan se  Veronica Capodieci kishte nderuar jete, lajm qe u hodh poshte nga mjeket, te cilet konfirmuan gjendje mjaft te rende te studentes.

Sipas mjekëve të spitalit Terrinë të Brindizit të plagosurit e tjerë  kane marre plagë të mëdha dhe janë në kujdesin maksimal të mjekëvë ku shumë prej tyre i janë nënshtruar edhe ndërhyerjeve të menjëhershme kirurgjikale.

Sipas të dhënave të para është bërë e ditur se bombat kanë shpërthyer para shkollës 'Morvillo Falcone'. Drejtodresha e shkollës, Valeria Vitale ka bërë të ditur se, në momentin e shpërthimit ajo nuk ishte e pranishme por ka mbërritur aty menjëherë pas incidentit. Në momentin që ajo ka mbërritur ka parë para shkollës ambulance, makina të shumta policie si dhe flakë të shumta që kishin përpirë gjithccka. Sipas sajë bombat kanë shpërthyer në një moment ku para shkollës ndodheshin shumë studentë ndaj edhe dëmtimet kanë qenë më të shumta. Sipas saj, bombat janë vendosur në momentin që shkolla sapo ishte hapur dhe studentët ishin duke hyrë në shkollë.

TE DHENAT PARAPRAKE
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie ku nga të dhënat paraprake është bërë e ditur se bomba e parë ishte vendosur në një mur pranë shkollës që ndodhet edhe afër gjykatës së Brindizit. Sipas tyre shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të përmasave të mëdha të shkollës por edhe të ndërtesave rreth saj.  Ngjarjet e kohëve të fundit në zonën e Brindizit, dyshohet për krim të organizuar
Sipas mediave italiane kjo ngjarje mund të jetë e lidhur edhe me ngjarjet që kanë ndodhur kohët e fundit në zonën e Brindizit. Rreth një javë më parë u shënua një atentat ndaj presidentit të një shoqate, Fabio Marini. Makina e Marinit shpërtheu nga një bomë e vendosur në të. Ndërkohë që sipas të dhënave të policisë së kësaj zone kohët e fundit është vënë re një rritje e krimit të organizuar dhe shpërthimet e sotme në shkollën Morvillo Falcone, sipas mediave italiane, nuk mund të jenë një rastësi.

DESHMITE E PARA
Sipas dëshmitarëve okularë që kanë qenë në vendngjarje është bërë e ditur se janë të tmerruar nga kjo skenë dhe sipas tyre kjo është një ngjarje e shkaktuar nga krimi i organizuar dhe duket si një hakmarrje. Sipas dëshmive të tyre të para të dhëna për mediat italiane bëhet e ditur se ata janë të tmerruar dhe se ndihen të pasigurtë para goditjeve të krimit të organizuar pasi ata janë të bindur se ky ka qenë një sulm mafioz i bërë enkas për të vrarë. Ndërsa profesorët e shkollës kanë pohuar se, ky është një sulm i qëllimshëm mafioz dhe ata janë të tmerruar kur mendojnë nëse në momentet e shpërthimit do të kishin qenë edhe më shumë nxënës pasi pasojat mund të kishin qenë katastrofale.

(sç/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ U arrestua nga policia në Shëngjin, momenti kur Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij

VIDEO/ U arrestua nga policia në Shëngjin, momenti kur Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij