Britani, 6-vjeçari pezullohet nga
shkolla, mori patatina me vete

Britani, 6-vjeçari pezullohet nga<br />shkolla, mori patatina me vete
BRITANI- Një 6-vjeçar është pezulluar nga shkolla për arsye se kishte marrë me vete një pako me patatina për drekë.
Nxënësi u pezullua 4 ditë nga shkolla dhe prindërit e tij duhet të përballen me mësuesin kujdestar me arsyen se i kishin dhënë fëmijës ushqim jo të shëndetshëm.

Mamaja e tij Nicoola Mardle 24 vjeç tha se: "Unë do e kuptoja dënimin në qoftë se ai do të hidhte tutje banka, do të qëllonte nxënësit e tjerë, por është qesharake se si ai është dënuar për një pako me patatina".

Ajo tha se Riley zakonisht merr me vete sandwich, patate të skuqura dhe djath. Mësuesi kujdestar Jeremy Meek tha se në shkollën Colnbrook nëse nuk zbatohet rregullorja e ushqimit "dëmton potencialisht" fëmijën.

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit