BRITANI - Emigrantë nga vende anëtare të BE-së do të duhet të punojnë në Britani për 4 vjet përpara se të pretendojnë të marrin përfitime. Kjo është vetëm një nga pikat e planit të kryeministrit David Cameron për të frenuar ndihmën sociale për emigrantët e BE-së.
Në një fjalim të shumëpritur në West Mislands, Cameron tha se kishte besim se mund të ndryshojë bazat e emigracionit të BE-së në Britaninë e Madhe, por edhe paralajmëroi se nëse kërkesat e tij binin ‘në vesh të shurdhër’, ishin të gatshëm të linin BE-në.
Propozimi i tij që kërkon një rishikim të rregullave sociale të sigurisë së BE prekin më shumë se 300 mijë emigrantë në vend, të ardhurat e të cilëve do të reduktohen. Por nga ana tjetër kjo ka kërcënuar qëndrimin e saj në union, legjislacioni i të cilit parashikon që shtetasit e BE kanë të drejtë të punojnë në çdo vend të Bllokut 28 anëtarësh.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com